• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Fiks 27 vjet më parë betohej qeveria e parë pas rënies së komunizmit

Dossier



Si sot, 19 prill, 27 vjet më parë do të krijohej qeveria e parë demokratike në Shqipëri. Në një foto të publikuar sot në Tema TV shihet momenti historik i betimit në Presidencë i qeverisë që erdhi pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend, ato të 22 marsit 1992. Në foto shfaqet kabineti i drejtuar nga Aleksandër Meksi, i cili pas zgjedhjeve u mandatua nga Partia Demokratike për formimin e kabinetit të parë demokratik.

Qeveria e re kishte 23 pozicione, ku përveç kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh. Në foton në fjalë mungojnë Osman Shehu, ministër i Turizmit dhe Vullnet Ademi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *