• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Dy bashkëpunëtorët që mund të kenë qëlluar pas shpine Admir Muratajn

Arkiva, Kryesore



Nëse dyshimet se grabitësi i parave në pistën e areoportit të Rinasit, Admir Muratajt është vrarë nga shokët e tij po bëhen gjithnjë e më të forta, tani rrethi i ekzekutuesve të tij të mundshëm po ngushtohet. Burime të dorës së parë nga policia bëjnë të ditur se së paku dy persona po ndiqen si bashkëpunëtorë të Muratajt në vjedhjen spektakolare të 9 prillit. I pari dyshohet së është një bashkërrugëtar i njohur i “kapos së grupit”, 31-vjeçari, Klement Çala. Ata të dy akuzohen se kanë vjedhur 1 milionë euro në 2013 nga Banka Kombëtare greke e Larisës, më pas janë arratisur nga burgu i Trikallës dhe rezultojnë së bashku të shpallur në kërkim në vitin 2017, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf- Kashar që po shkonin drejt Rinasit.

Ndërsa personi i dytë që rezulton deri më tani si i dyshuar nga policia, pas kqyrjes së videove të vendngjarjes është një ish komando që ka marë pjesë në operacionet ndërkombëtare të ushtrisë shqiptare.

A janë këta të dy mes pesë personave që familjarët e Muratajt i kanë akuzuar si vrasësit pas shpine të kreut të grupit?
Lapsi.al ka ngritur në një shkrim të mëparshëm (lexo këtu poshtë) të gjitha dyshimet se përse Murataj mund të jetë vrarë nga pjestarët e grupit të tij.

Shtohet misteri/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn

Sot pas disa ditësh ato janë bërë edhe më të forta. Së pari, sepse nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se patrulla e policisë, që prezumohet të ketë goditur mbi viktimën, nuk rezulton të ketë pasur fare fushëpamje me vendin ku ndodhej Murataj.

Enigma bëhet edhe më e madhe po të shikohet edhe fakti tjetër se plumbi i që ka çpuar tejpërtej kokën e të vrarit është ende i pagjetur. Po të bëheshin kërkime të mëtejshme me metal dedektor, kjo do të zbardhte realisht nëse Murataj është qëlluar nga policia, siç pretendon versioni zyrtar, apo siç dyshohet nga një sërë faktorësh.

Portret/ Misteri i milionave që mori me vete Admir Murataj

Por, kupola politike e rendit, që e mori vetë meritën e vrasjes së kapos së grupit, për të zbutur sadopak skandalin e grabitjes nga 6 deri në 10 milionë eurove, me sa duket është shumë pak e interesuar për të zbardhur të vërtetën. Prandaj emrat e të dyshuarve si Klemend Çala apo ai i ish komandos, po serviren në media thjesht si bashkëpuntorë të Muratajt në vjedhje, por jo dhe si ekzekutues të mundshëm të tij.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Un them ta bejm lapsin bashke me sali digjitalin prokuror te pergjithshem. Analiz turpi si muhabetet e lacave te lagjes.

    1. Kurse unë them që të hetohesh ti që shkruan këtu, si pjese e grupit të hajdutëve me fije deri në qeveri.
      Sigurisht që askush nuk e ka të drejtën që të bëjë prokurorin, por ama nga këto vjedhje ku miliona euro nuk u gjetën, cilido bazuar në llogjikën e këtij fakti mund të ketë dyshime.
      Janë kapur thuajse të gjithë hajdutët e 5 grabitjeve të fundit.
      Tek të arrestuarit janë gjetur vetëm shuma fare të vogla. Nga gjithë ato miliona , janë gjetur të fshehura në frigorifer apo tenxhere me presion vetëm pak mijra euro.
      Ku kanë shkuar milionat ?
      Po shohim që Lali Eri me Ramën po bëjnë namin me leje ndërtimi duke ngritur kulla edhe mbi 20 katëshe. Bankat deklarojnë se nuk kanë dhënë asnjë kredi.
      Nga ku vijnë këto para për ndërtime derisa Rama i bie gjoksit se e mbylli historinë e turpëshme të kanabizimit të Shqipërisë ?
      A mos Shqipëria ka mbi 300 milion banorë e biznesmenët e ndërtimit një pjesë e të cilëve janë edhe pronarë mediash, po fitojnë miliona nga mediat ?
      Jo që nuk fitojnë nga mediat por edhe marin para nga shteti .
      Në kohën e diktaturës, kur niveli i varfërisë ishte sëpaku 5 fish më shumë, në popull qarkullonte barcoleta :
      “Sa i pasur ky shtet, vidh e vidh e ska të sosur”
      Po çmund të thuhet sot ?

  2. Analize qe fillon me nese nuk tregon gje,ky eshte nje shkrim ne fjale dhe fryme I agjentit Bisturia,ai qe policia e vrau sipas hetimeve te prokurorise dhe te tjeret po arrestohen,banda e salihut drejt asgjesimit te plote

  3. Mininstri qen- neral duhej te jepte doreheqjen!!!
    NUK ASHT I AFTE TE JETE I SINQERTE!
    Varrimi I A.Kacifas, u ba pes gati dy javesh.
    Expertiza u ba e plote.U lumte GREKEVE!
    Hajduti i Rinasit u varros menjehere!?
    Pse???
    Dinamika e ndjekjes nga policia pas vjedhjes, nuk asht reale!Kjo t’pakten familjaret,nuk mund t’i qetsoje!
    Por mekense mashtrimi per qe-verine ,asht ushqim,edhe qen-nerali asht luge e qen-erali!Nuk ka si me ba perjashtim!?
    Expertet mjeko-ligjore,ato balistikes e te tjere ndihmesa,nuk punojn seriozisht,kamuflijne,mbulojne ose tjetersojne provat!
    Per k’te PORDHICIA shqirpetare,ka deshtu!
    O sa keq me ken SHQIRPETARE!Sepse Ne e hajme rrenen me buke,fatkeqsisht e kena ne gen!

  4. Po ai qe tha Artan Hoxha qe eshte plagosur ne shpatull?
    Mos u merrni me burime te *dores se pare ne polici” se ja fusni kot. Policia e di nese ka qelluar FNSH-ja apo jo, burimi i dores se pare do jete ai debili qe lan makinat ne drejtori! Edhe emrat qe publikohen nuk publikohen kot, grupi eshte identifikuar. Thjesht behen keto levizje qe grupi te behet i gjalle. Per devijim tdhe mashtrim pritet edhe nje flet arresti per Artan Hoxhen. Grabitesit kane lidhje te forta ne politike…

    1. E drejte,presin qe grupi te bahet i gjalle!!??
      Por a mund t’mendohet se grupi ka me u ba I gjalle?
      Mendoj se nuk ka me ndodh!!Ato (grupi) ishin dhe jane profesionista.Kjo pordhici nuk ka me i zbulu asnjehere!Grupi n’situate emergjence, ka ba shume pak gabime,te cilat pordhicia, nuk asht e afte ose nuk DON me i shfrytezu!
      Pordhicet tane te cnderuar me ne krye qen-neralin,bahen TRIMA me protestuesit, me banoret e Astirit,Unazes se Madhe qe jane te pa armatosur!?
      Kjo asht JUNTA QEN-NERALEVE!
      EdRam PAPADHOPULOS asht pergjegjesi bashke me kliken PS-iste!
      Pa harru edhe lepirsit e tepsise

  5. Ju kerkon paret e aeroportit?
    Ka me shume ! Rruga te con vetem ne qender.
    Se shpejti do degjoni gjera qe kurre me pare s,i keni degjuar,maska e autorit nuk eshte i vrari.
    …….. ……….. ………….. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *