• |
ide | kryesore

Eksod tek Manchester City: tetë lojtarë duan të ikin, edhe Sané e Gabriel Jesus

Sport



Në shtëpinë e Manchester City po përgatitet një revolucion i vërtetë, në Spanjë janë të sigurtë. Eleminimi nga Champions i skuadrës së Guardiola nga Tottenham ka lënë gjurmë e sipas El Chiringuito, transmetimi i famshëm sportiv iberik, janë tetë lojtarë të Citizens që kanë kërkuar nga klubi që të largohen. Guardiola “rrezikon të mbetet pa lojtarë vitin e ardhshëm” bëjnë të ditur në Spanjë, por kush janë lojtarët që duan ti japin lamtumirën Manchester?

Cështja më evidente është ajo e Gundogan, me vetë Guardiola që ka pranuar publikisht se gjermani nuk dëshiron të rinovojë, por përvec tij janë të shumtë të pakënaqurit. Mes tyre mbrojtësi brazilian Danilo, që po kërkohet nga Inter, por emrat që bëjnë më tepër zhurmë janë ato të Gabriel Jesus, që ka shprehur gjithë dëshpërimin e tij për rolin e zëvendësuesit të Aguero që i rezervon Guardiola, e Leroy Sané, që me teknikun spanjoll ka një raport të vështirë.

Ende ka dyshime mbi katër të tjerët që pretendeohet se kërkojnë ikjen, por në shtëpinë e Citizens, sipas El Chiringuito, po përgatitet revolucioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *