• |
ide | kryesore

Fiorentina shënon golin më të bukur: fond prej 1,5 milionë për fëmijët e Davide Astori

Sport



Fiorentina mund të ketë mbyllur me humbje bilancin vjetor për 2018 (-15,7 milionë euro), por kjo nuk e ka penguar të bëjë lëvizjen me zemër, duke akorduar një fond prej 1,5 milionë euro për trashëgimtarët e Davide Astori. Një gjest i bukur, që përmbush premtimin e bërë nga shoqëria, në ditët që pasuan humbjen tragjike të ish-kapitenit viola, në mbrëmjen mes 3 e 4 marsit të 2018, përpara ndeshjes së kampionatit me Udinese.

Ashtu si shkruhet në relacionin financiar vjetor, në seksionet “Detyrime të ndryshme menaxhimi”, Fiorentina ka akorduar 1.500.000 euro për dorëzimin e një fondi në favor të fëmijëve të futbollistit Davide Astori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *