• |
ide | kryesore

FOTO/ Arsenal ironi me Napolin: “Gunnorrah”

Sport



Arsenal fluturon në gjysëmfinale të Europa League dhe shpreh gjithë lumturinë në një postim në Twitter, duke u tallur me serialin e famshëm në Tv ‘Gomorra’: në profilin zyrtar të londinezëve është publikuar një foto që tregon Unai Emery e disa nga lojtarët e tij bashkë me shkrimin “Gunnorrah”. Një lojë fjalësh mes Topcinjve dhe Gomorra, e sqaruar më pas edhe në italisht “gjithcka në rregull”.

Emery nuk mund të mos jetë i kënaqur për kualifikimin në gjysëmfinale të Europa League. “Nuk e di nëse ka qenë ndeshja jonë më e mirë. Sigurisht ishte një lojë pozitive, fituam kundër një skuadre të madhe – ka shpjeguar menaxheri i Gunners – Ndoshta mund të mbanim më shumë zotërimin e topit, nuk e bëmë si do të dëshiroja, por luajtëm mirë presingun. Ata luajnë shumë mirë dhe e kanë treguar në Champions League kundër Liverpool. Për ne është një rezultat i madh”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *