• |
ide | kryesore

FOTO/ Tahiri bëhet baba për herë të dytë, djalit i vë emrin e një mali

Paparazzi



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë baba për të herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur: Golik. Tahiri ka ndarë në rrjetet sociale foton me të birin e porsalindur. “Im bir Goliku”, – shkruan ai. Tahiri ka edhe një djalë më të madh, Drinin.

Zbulohet edhe domethënia e emrit të djalit. Goliku është mali më i vjetër në Tepelenë, qytet prej nga është me origjinë edhe Tahiri. Në këtë mal është zhvilluar një nga betejat më të njohura mes Italisë dhe Greqisë në dimrin e vitit 1941, ku humbën jetën mijëra të rinj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Dhane jeten mijera te rinj…!!! Po sa milione ishim ne ne 1941-shin?! Si nuk ju dalin genjeshtrat e komunizmit nga koka, a mendoni kur shkruani, a reflektoni mbi referencat historike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *