• |
ide | kryesore

Nis puna për një seri tjetër të ‘Thor Ragnarok’

Paparazzi, Slider



Raportohet se “Thor 4” ka nisur punën dhe regjisor është i njëjti i “Thor: Ragnarok”, Taika Waititi. Lajmin e bëri të ditur interpretuesja e Valkyrie, aktorja Tessa Thompson gjatë një interviste të fundit.

“Di që ka nisur puna për filmin e radhës ‘Thor’ dhe se regjisor do të jetë përsëri Taika Waititi. Nuk mund të them dot më shumë”, deklaroi Thompson.

Më parë, Chris Hemsworth kishte deklaruar se kishte dëshirë që të interpretonte përsëri Zotin e Rrufesë dhe “Marvel” njoftoi se po punon për një film të ri në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *