• |
ide | kryesore

Protestat e opozitës serbe, Vuçiç u bën thirrje mbështetësve për një anti-miting

Planet



Duke filluar nga muaji dhjetor, opozita serbe ka organizuar tubime me pjesëmarrje të gjerë duke dalë për çdo të shtunë në rrugët kryesore të Beogradit, në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili në kundërpërgjigje u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të mblidhen sot në një anti-miting.

Pas agresionit fizik ndaj udhëheqësit të opozitës, Borko Stefanoviç, veç elektoratit opozitar, protestave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë serbë, të cilët e fajësojnë presidentit Vuçiç-in për problemet e mprehta ekonomike të vendit dhe për mënyrën autoritare të të qeverisurit, kryesisht nëpërmjet kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit.

I njohur për pozitat e tij të theksuara nacionaliste, kreu i shtetit serb është përpjekur të vetprojektohet në BE si reformator pro-evropian, por ka shfaqur një qendrim ambivalent duke ruajtur miqësinë dhe partneritetin tradicional me Rusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *