• |
ide | kryesore

“Rama mund të bëjë gjithçka që siglen e PD ta marrë Hajdari”

Lajme, Të fundit



Edi Rama do bënte gjithçka që siglën e “PD” t’ia kalonte Rudina Hajdarit. Kështu u shpreh sot Besnik Mustafaj duke analizuar situatën më të fundit politike në vend.

“Nëse znj. Hajdari dhe z. Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte…”, u shpreh Mustafaj në studion e News 24.

“Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një “r” të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat”, tha më tej.

Sipas Besnik Mustafajt, e vetmja gjë e paqartë dhe e pakuptueshme është se si PD do pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të 30 qershorit. “E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur. Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve kjo nuk është e mundur sepse ligji i ka dalë para për zëvednësimin e komisionerëve. Për forma të tjera nuk jam dakord”, theksoi ai.



7 Comments

  1. Nga burimet thuhet qe do e quajne PLSh(Partia e largimit te shqiptareve) ose PDER(Partia demokratike e edit dhe rudines)

  2. PD ka mbaru. ne dor te Luit dhe te rusoponteve mori fund nje here e mire. fatkeqsi e madhe per shqiptaret qe vendi mos kete opozite reale me alternative qeverisese.

  3. VIKI, liki, Propagande e paster Ramiste, e dale nga prapanica e tije, sepse ne realitetti injorant e xhandar i sektit, shihi se kush po inxjerre njerezit e popullin ne shesh, dhe perse dalin. Edhe kete ju, propagandistet e felliqur te blere, e shitur, te paguar me para droge, beni cmosin qe ne grimcat e komenteve tuaja te hidhni helme, nga me te ndryshmet per efekte te frikes qe keni nga kjo opozite qe ben sikur e injoron, por duket qe ne breket tuaja rilindase ka filluar tu shkoi shurra, e me e madhja do ndodhe ne kohen e vet.Me stilin e shpifjes e quan edhe rus, qe ti shkoi per shtat morrit pionier i sistemit te kuqaleve Balles. Per kete bindje se kush eshte me filo, apo pro rus, shihe te shkuaren e partise se qelbesirave baballareve e bijeve te tyre, nga te cilet duhet te jeshe edhe ti. Mbarimin, do e thote earedhmja e zhvillimi i ngjarijeve ne kohe, andaj, me kete pushtet bandito hajduto, narkoman s’do kemi asnje te aredhmepor vetem disfata, e falimente, Prandaj ju lepiresit e ujit te qelbur te kesaj shtypjeje e mizorie qe ka bere ky pushtet vetem rrevolucioni demokratik do sjelle demokracine europiane, me njerez europiane, por jo nga rraca e trashegimtareve kuqale.

  4. Fenomeni politik Rudina Hajdari, eshte mire qe PD ta perdor ne interes te saj, ne qofte se ka dikush aty pak tru, ne te kunderten ajo vajze e hijshme, e qete dhe e mire arsimuar do ta ktheje PD ne nje grumbullim politikanesh qe bejne vetem per skrap. Fatkeqesi qe aty askush nuk do te kuptoje qe Berishizmi eshte primitivizem politk.

  5. Jo besnik,rama e ka me te lehte me lulune se me rudinen,e thjesht rudina ka nga mbeshtetjen e amerikes kurse lulu ka mbeshtetje serbo-ruse,prandaj dhe rama tall koqet me lulune,por dhe besniku si gjithe shpellaret e PD kane filluar nje sulm frontal kundra rudines,por ne te vertet keta sulmojne ameriken,por fundi i PD po vjen dhe me ndihmen e amerikes,shansit te PD i iku koha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *