• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit, Bërnabiç: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës

Planet



Duke i paraprirë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Berlin më 29 prill, kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç, është shprehur se nuk ka pritshmëri për arritjen e një zgjidhjeje të dakorduar me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale, pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe. “Unë mendoj se sot është mjaft e qartë se Serbia është një vend që kërkon dhe merr pjesë në bisedimet për fatin e shtetit, kështu që unë nuk pres që partnerët tanë të përpiqen dhe unë nuk mendoj se ata vërtet kanë për qëllim të dalin me një zgjidhje të gatshme në çdo kohë”, ka thënë Bërnabiç e pyetur nga “Radio Beograd” lidhur agjendën dhe objektivat e punimeve të Samitit.

Numri një i kabinetit qeveritar të Serbisë ka folur mbi mundësinë e zbatimit të një kundërmase ndaj taksës së lënë ende në fuqi nga autoritetet kosovare, në rastin që bisedimet e Samitit nuk do të rezultojnë frytdhënëse. “Unë ende shpresoj se nuk do të ketë nevojë për futjen e një kundërmasë, shpresoj, ndoshta jam tepër naive apo shumë optimiste, që pas takimit në Berlin, Kosova mund të tërheqë vendimin për taksën. Jam e zhgënjyer nga fakti se kanë kaluar gjashtë vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, ku pavarësisht presionit, kryesisht nga Brukseli dhe Uashingtoni, Prishtina nuk zbaton marrëveshjet e dakorduara, ose vazhdon me masa jo të civilizuara.”- tha për “Radio Beograd” Bërnabiç, duke ritheksuar se rivendosja e dialogut me Kosovën nuk mund të kryhet pa shfuqizimin e taksës doganore që penalizon sektorin e eksporteve serbe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *