• |
ide | kryesore

Si do bllokohen zgjedhjet? Aleatët e Bashës zbulojnë skenarin

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, aleatët e opozitës nuk ngurojnë të zbardhin disa prej skenarëve.

“Do të tërheqim komisionerët nga qendrat e votimit siç u bë në Kavajë, që i gjithë ky proces të mos jetë i vlefshëm”, – shprehet kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

“Ka armë opozita që të ndeshet me trafikantët që të mos manipulojë zgjedhjet”, – thotë Fatmir Mediu i PR.

Mediu dhe Shehi thonë se futjen e opozitës në zgjedhje e garanton një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

“Nuk mund të bësh marrëveshje me të keqen. Ndëshkimi që ka ndodhur me krimin elektoral. E dyta, shkëputja e strukturave të krimit nga shteti, financimi i fushatës elektorale”, – thotë Mediu.

“Të ndryshojmë sistemin kushtetues, të balancojmë institucionet, të zgjedhim një President nga populli që të kontrollojë. Të rivendosim drejtësinë, gjykatën kushtetuese. Të kufizojmë mandatet, jo më shumë se dy herë kryetar bashkie, kryeministër apo President”, – thotë Dashamir Shehi.

Mediu e Shehi kërkojnë që çdo marrëveshje të ketë parasysh këto kërkesa dhe të mos jetë e ngjashme me atë të vitit 2017. Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen pas kushtëzimit që Partia Demokratike bëri për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik, si parakusht për regjistrimin e saj në garën për vendoret. /TvKlan



4 Comments

  1. Nje grushttt bira kurvash… trafikatesh po na bejn zbor djathtas à majtasss. Budalli lul trapi… pijaneci djathtas… nard hajvaniii qe kurr se kam kupto se kush éshte ky indivit.
    Gon Duka…. Sa cfare horizontii ka ky Gon Duka per shqpierin vetem kjo bande horrash e Din. A moje ne nena ime sa me dhimsesh. Kur do dalin ata intelektual Djem e vajza qe te n’a udheheqin e te nà coin drejt Dijes….

  2. Duhet te mos Ken te drejt vote tegjith ata qe kan pesur test kafshokamoniste dhe kush ka qen a ntar I shoqates se enverit

  3. Kur te qashe per nenen tende, qaje, por ajo eshte e te gjithe shqipetareve, dhe jo vetem e nje pushtuesi si Rama. Dhe me pare gjeje shkakun se kush e solli vendin deri ne kete gjendje, e pastaj denigro opoziten, sepse, si mbetes i monopushtetit ne mendjen tende, na con ne kohen e palacove kuqle, mono pushtet. Kete po e ben edhe ky qe e paske nen ze frends te shpirtit. Ata, qe ti me gjuhen e perbuzesit e urrejtjes nuk po thone se duam pushtetin por si te rregullohet sistemi demokratik qe eshte shembur nga banditi Rama. Meso me shume te jeshe i sinqerte, se sa te na hiqesh atdhetar i fshehur , si morr i kuq komunist me dialektiken e mendimit tend o ti qe e merr mmme ,,,Oemera,,,,, por dukesh qe me i mjere je ti qe nuk ke sy, mend te analizosh se nga e ke te keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *