• |
ide | kryesore

Tirana kundër Kukësit për të mos rrezikuar: Europa dhe mbijetesa të ndërthurura

Sport



Kampionati është futur në një fazë interesante, pikërisht në javën e 30 të Superiores ku mbijetesa dhe zona europiane e renditjes ndërthuret, duke rrezikuar jo pak skuadra të dështojnë në objektivat e tyre. Me Teutën që ka tre pikët në tavolinë me Kamzën, të tjerët duhet të fitojnë për të mos rrezikuar pozitat e tyre: Kukësi e ka më të vështirë se të gjithë kalendarin, me përballjen në Selman Stërmasi me Tiranën.

Pa tifozë do të jetë gjithësesi një ndihmë për formacionin e Gjokës, që me 48 pikë, vetëm dy larg Flamurtarit rrezikon vendin e dytë, në rast të një humbje. Bardheblutë e kanë një ndeshje decizive, për të mos u humbur, nëse duan të shmangin rikthimin në ethet e mbijetesës. Me 36 pikë, kryeqytetasit nuk duan ti lejojnë afrimin Kastriotit, gjithnjë nëse krutanët ia dalin ti rrëmbejnë fitoren Partizanit. Me 12 pikë avantazh ndaj Kukësit, të kuqtë kërkojnë pikët për të fituar matematikisht titullin kampion, por skuadra e Devollit, në grahmat e fundit të rënies nga Kategoria ka treguar se ia bën jetën të vështirë gjithëkujt.

Për Kastriotin obligimi është fitorja, në kohën kur Luftëtari duhet të bëjë pikë, për të shmangur cdo rrezik, në shtëpinë e Flamurtarit. Vlonjatët kanë prekur Europën dhe nuk duan ta lëshojnë, ndaj kanë nevojë për një fitore, që ndoshta mund ti katapultojë edhe në vendin e dytë, në rast të humbjes së Kukësit. Megjithatë për Dajën është më e rëndësishme të mbajë larg sfiduesit, Teutën të parën, por edhe Lacin e Skënderbeun që do të përplasen mes tyre në Kurbin. Korcarët në pritje të vendimit të CAS nuk duan të parakalohen nga bardhezinjtë që me 41 pikë, janë vetëm dy pikë poshtë tyre.

JAVA E 30
Kastrioti 16 : 00 Partizani
Laçi 16 : 00 Skënderbeu
Flamurtari 19 : 00 Luftëtari
Tirana 19 : 00 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *