• |
ide | kryesore

Tjetër përplasje me Ramën, Meta kthen nuk dekreton ligjin për vettingun në polici

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për vettingun në polici. Në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se institucioni i Presidentit të Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të kujdesshme të përmbajtjes së tij, përsa i takon mekanizmave dhe efekteve që krijohen për aplikimin e tij, në raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik.

Nga shqyrtimi i ligjit nr. 20/2019, thuhet në njoftim, konstatohet se ky ligj cenon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Sipas Kreut të Shtetit, ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standartet e ligjit në fuqi.

“Bazuar në sa më sipër, dhe për arsyet e parashtruara në vijim, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, ka vendosur që ligji nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij”.

Kthimin e ligjit, Presidenti e mbështet në këto argumenta:

I. Së pari, dispozitat e ligjit nr.20/2019, cenojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/2018, si dhe krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare të miratimit të këtij ligji një vit më parë, ka rezultuar se, për hartimin dhe miratimin e këtij ligji kanë bashkëpunuar të gjitha forcat politike në Kuvendin e Shqipërisë si pozita, ashtu edhe opozita. Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë.Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht.

Presidenti i Republikës, referuar argumenteve të parashtruar me sipër, vlerëson se ligji nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, nuk mund të dekretohet me shpallje, por i duhet kthyer Kuvendit për rishqyrtim me qëllim rivlerësimin e qëndrimit ndaj kësaj çështjeje me rëndësi të lartë publike.

II. Së dyti, ligji nr. 20/2019, eleminon detyrimin ligjor për të përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar brenda një afati të caktuar, duke krijuar kështu mundësinë e zgjatjes së tij pa afat dhe një terreni të përshtatshëm për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut) nga struktura e SHÇBA-së.

Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), krijon terren që ky proces të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor, apo shantazhues për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësuese në këtë strukturë. Konkretisht, mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi vetting mund të sjellë:

a) rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore;

b) mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe që, për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm;



3 Comments

  1. Sa do qe me aresyetimin e komentimin e mbeshtetur ne ligje e aresye llogjike per anullimin e permiresimin e ligjit te vetingut te policise, edhe me veprimin e drejte te presidentit, parlamenti i dores se forte, me unitetin qe tregojne keta ushtare, qe i thone vetes deputete, por jane mercenare, presidentit do ia hedhin poshte. Kjo mese e sigurte, pasi do shkoi si me veprimet e tjera te kunder venijes me presidentin. Ky pushtet, qenien e presidentit e ka kethyer formal, qe nuk e perfill, ashtu sic ka vepruar me te institucionet e tjera , apo pushtetet e tjera qe i ka perdhosur. Pra, duhet thene se ne vend , demokracia eshte ne rrezik, e pushteti nuk funksionon, por vetem njeshi, qe i ka zaptuar e i urdheron te gjithe.Demokracia ne rrezik, kjo eshte primarja, e kjo nga sekti, e njeshi i tyre, qe me arrogancen, e megallomanine e tije, i rrethuar nga nje bande gangsteresh, po rrukullisin demokracine ne hone te rrezikeshme e me pasoja. Andaj, kerkohet veprim i fuqishem popullor per rivendosjen e sistemit demokratik, e me parrullen, E duam SHqiperine si gjithe Europa” e jo ta largojme nga ajo, keshtu sic po ben ky bastard politik.

  2. Frikacaket, e sherbetoret e se keqes, ne tufe, votuan kunder Vetingut per politikanet” e pse? Sepse e dine se kush jane, e se c;kane bere. Pastaj, edhe per testin e droges,,,,perse nuk e pranojne? Edhe kjo dihet, dhe edine i tere populli se ne krye te qeverise kemi nje te droguar. Testet e tjera per vjedhje, mashtrim, kanbizim, e injorim, e karagjozllek, i ka te vertetuara perdite nga opozita e populli. Por i qelburi i kazanit, eshte ngulur e ngjitur pas skories se kazanit te maskarallekut qe se le te shkeputet, por do e ckulin me gjithe fundit e tepsise. Vendi te largoi qelbesiren, qe te shpetoi.

  3. Nje president hajdut do te bente mire qe te kalonte vete ne VETING,me siguri qe do hynte ne burg.Plehre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *