• |
ide | kryesore

Vritet gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut, policia: Incident terrorist

Planet



Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme një gazetare 29-vjeçare ka mbetur e vrarë në Irlandën e Veriut.

Gazetarja Lyra McKee punonte si redaktore në median online “Mediagazer”, me qendër në Belfast, sipas agjencisë Janklow.

Puna e saj  përfshinte ekzaminim e incidenteve të dhunës në Irlandën e Veriut, dhe ajo është përshkruar shpeshherë si një yll në ngjitje në gazetarinë investigative.

Ndërkohë policia po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist.

Shërbimet e policisë në Irlandën e Veriut konfirmuan se një grua mbeti e vrarë në Creggan, zonën e Derry, po ata nuk arritën ta identifikonin menjëherë viktimën.

“Më keqardhje mund të konfirmoj se gjatë të shtënave mbrëmjen e sotme në Creggan, një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë. Po e trajtojmë ngjarjen si një incident terrorist dhe po nisim hetimet në lidhje me ngjarjen”, thanë burime zyrtare nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *