• |
ide | kryesore

Wanda Nara bën një premtim dhe shpërthen në lot: “Nuk jam shtrigë”.

Sport



Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardi, ka dashur të qartësojë situatat sportive dhe jo, duke shfaqur anën e saj të brishtë, atë që ndoshta shumëkush nuk ia kishte dalluar: “Mauro Icardi tani është më i qetë. I përqafon të gjithë, sepse ka patur gjithnjë një raport të bukur me shokët. Do të jemi këtu edhe vitin e ardhshëm”, kështu Nara ka bërë premtimin për tifozët zikaltër në Verissimo të Canale 5.

Wanda është kthyer edhe në argumentin e konfliktit me të kunatën Ivana, e pikërisht aty ka shpërthyer në lot: “Nuk jam një shtrigë. Ne e kemi ndihmuar gjithnjë familjen. Ivana ka ardhur në shtëpinë time rreth dy muaj më parë e ne i hapëm dyert asaj dhe të dashurit të saj, që është edhe ai futbollist. Ivana nuk ësht e sinqertë. Mauro është një njeri i mirë, jo vetëm ndihmon shtëpinë, por edhe njerëz që nuk i njohim. Kur e motra shkonte në universitet i dhuroi një makinë për ta ndihmuar. Ajo flet keq për të vëllain, kjo nuk ka cmim!”.

E pastaj një shigjetë tjetër për Ivanën, protagoniste në Grande Fratello: “Ajo e ka kuptuar si të bëhesh personazh. Ivana do vetëm të fitojë cmimin e reality-show. Në Argjentinë thoshte krejt të kundërtën e asaj që thotë tani, por nuk bëhet karrierë duke diskredituar vëllain dhe kunatën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *