• |
ide | kryesore

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

1, Arkiva, Ide



Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit për djegjen e mandateve, ne jemi bërë dëshmitarë të thirrjeve të pa precedenta që deputetët mos t’u binden liderve, se PD-LSI po pengojnë të ardhmen e vendit, se ata po tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, se forcën duhet ta provojnë në zgjedhje, jo në rrugë, madje madje, se për sytë e publikut shqiptar, Murrizi dhe Hajdari vlejnë elektoralisht po aq sa Basha dhe Kryemadhi.

Nuk ka diskutim se në këtë kronikë të ashpër që Lapsi.al është përpjekur ta raportojë të plotë (shiko poshtë) duket i qartë qëllimi për të dekurajuar daljen nga sistemi, për të ruajtur një lloj stabiliteti dhe ekuilibri forcash. Dhe nuk duhet pasur asnjë paragjykim se kjo mund të mos jetë politika zyrtare e Uashingtonit, por një lojë interesash dhe lobistësh të paguar.

Kronologjia/ Dy muaj luftë të ShBA me opozitën

Por, pyetja që shtrohet është se deri në ç’masë kjo tentativë për të trysnuar opozitën përputhet me një vizatim besnik të realitetit shqiptar?

Sepse po të bëhet një kqyrje në filigran e deklaratave të dala këto dy muaj nga selia e rrugës së Elbasanit, aty vërehet lehtësisht një anomali. Në zellin për të treguar se ndërkombëtarët nuk lëkunden përballë kërcënimit të opozitës për destabilitet, duket sikur ata janë përfshirë në një garë të ethshme për të asgjesuar çdo kritikë që i është bërë qeverisjes problematike të Ramës. Në këtë këndvështrim, në komunikatat e ambasadës Amerikane ka konstatime që nuk kapërdihen lehtë. Ka një tentativë për të mbyllur sytë përpara gjysmës bosh të gotës.

Pasi nuk mund të thuash se në 2017 u zhvilluan zgjedhje të rregullta që pollën një parlamet dhe qeveri legjitime, pa përmendur, në rastin më të mirë, ato që ka konstatuar edhe Zëri i Amerikës.

Pasi nuk mund të thuash se reforma në drejtësi po zhvillohet si një histori suksesi, kur je njohur me emërimet e Arta Markut dhe vettingun e Donika Prelës.

Pasi nuk mund të thuash se në luftën kundër krimit janë bërë hapa përpara, kur ato bandat për të cilat fliste ish ambasadori Lu janë ende në lojë, apo kur ke lexuar raportin e Departamenti të shtetit për trafiqet.

Pasi nuk mund të shohësh me sy pozitiv betejën kundër korrupsionit kur je njohur me përgënjeshtrimin e letrave fallco nga zyrtarët e shtetit të Delawerit.

Pasi nuk mund të godasësh vetëm dhunën politike të protestuesve, pa folur asnjë fjalë për respresionin e shproporcionuar të policisë.

Pasi vërtet mund të mos i respektosh Lulin dhe Monikën, por nuk prapë është herezi të imagjinosh se dotë ketë zgjedhje normale me disa disidentë karagjozë.

E gjithë kjo tablo që del nga leximi i deklaratave të amabasdës amerikane ndoshta rezulton një instrument efikas për të bindur PD dhe LSI-në të kthehen në vathë.

Por ajo përmban në vetvete një problem më të madh.

Sepse në sytë e shqiptarëve, hiperfuqia botërore, nuk ka qenë vetëm një shtet që flet me arsyen e forcës, për të arritur qëllimet që do, por edhe një ideal, një ëndër lirie dhe drejtësie. Shumë prej atyre që rahin gjoksin në emër të shtetit më pro amerikan në kontinet, kanë parë tek ShBA, jo vetëm një arbitër arrogant, por edhe nje arbitër të drejtë dhe të ndershëm. Pikërisht ky imazh rrezikon të kriset me qëndrimet e fundit që kanë kthyer si qëllim në vetvete anatemimin e opozitës dhe ku është harruar të thuhet, prej kohësh, qoftë edhe një kritikë e vetme për keqqeverisjen.

Po ti shtosh këtyre, percedentë të tjerë në raste krizash, tabloja është edhe më e zymtë.

Ata që nuk janë as me njërën parti, as me tjetrën nuk e kanë fshirë lehtë nga kujtesa atë kryediplomatin amerikan që në 21 janar konsideronte burra shteti vrasësit dhe kërkonte celula anti-amerikane mes viktimave.

Ata me siguri që nuk e kanë harruar edhe shoun e pasardhësit të tij që guxonte ta etiketonte histori suksesi luftën kundër drogës, pikërisht në kohën kur ajo kishte mbirë në çdo cep të vendit dhe pikërisht kur ministri i Brendëshëm ishte akuzuar për herë të parë për lidhje me Habilajt (video poshte).

Këto përpjekje për të ruajtur stabilitetin e qeverisjeve, duke u përfshirë në kulisat e betejës lokale, e kanë rrënuar shpesh herë imazhin e një Amerike ideale, që është ngulur si me çekiç në kryet e shqiptarëve.

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot, kur përpjekja për të dekurajuar radikalizmin e opozitës, po shpie ujë amerikan në kënetën e qeverisë.

Dhe nuk është çudi që logjika e forcës të ketë sukses. Askush nuk mund të vërë bast se një ditë Luli dhe Monika mund të mos marrin drejtimin e rrugës së Elbasanit për të kërkuar ndjesë si fëmijë plangprishës.

Presioni arrogant dhe i shproporcionuar mund ta mposhtë opozitën. Por me çmimin e lartë së zverdhjes së imazhit të idealizuar të një arbitri të drejtë dhe të ndershëm, që vazhdon të zhbëhet rast pas rasti.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Amerika nuk ka fjale te teperta ,nepotizem ,genjeshtra ajo njeh vetem demokracine kapitaliste ,fuqine e pamate te individit dhe meritokracine e secilit sipas aftesise .Ndersa honxho bonxhot ballkaniko–shqyptare ,qe praktikojne ende marredheniet tribale ne politike dhe shfrytezimin feudal -mesjetar ne ekonomi , pretendojne te pengojne fuqine e demokracise amerikane qe komandon progresin e njerezimit per ne shek 22 ??? Tani ju ka ngel vetem te thoni qe Amerika eshte tiger prej letre dhe ka frike se ju do ta grisni .

  2. Amb. e USA, po e thote qarte:”Nuk kam ambasador ne detyre,zyrtarja zevendese, fatkeqsisht,nuk ka aftesite e mjaftushme me e menaxhu situates-krize ne Shqiperi”
    Ruajta establishmentit asht perparesi!Te tjerat, nuk merren seriozisht.
    Analogjike gjendja ne USA,mas Rusia-gate!
    Ndryshimet kane pasoja kolosale!
    Dhe asnjehere mos mendoni se reformat eleminojne burokracine.Kjo ndodh edhe USA.Asht e veshtire me shkarku presidentin, edhe pse ka humbur besimin me karaxhozlleqet e tij!

  3. Ne fakt Amerika ka pervoje te gjate personale me krimin elektoral, korrupsionin, mafjen ne qeveri, drejtesine e blere, prandaj nuk eshte cudi qe nuk i hyne ne sy kto pune. Per gati nje shekull u uzurpua New York-u nga nje organizate kriminale e mbajtur me korrupsion dhe llum te importuar. Cfare bene? Asgje. Thjesht priten sa ju lodh nje nga te vetet dhe ua futi nga brenda. Me cfare e zevendesuan? Me mafjen dhe demografine e saj te re, qe nuk la gjykates, polic e shtetar pa blere. Opa, 80 vjet te tjere! Kjo amerike, ku edhe sot gati cdo qytet kryesor eshte 100% monopartiak. Kjo Amerike, ku jo me pak se 3 vjet me pare organizata te plotfuqishme qeveritare kerkuan te sabotojne zgjedhjet per llogari personale, e tashti qe jane kap me presh ne bythe cirren mbas Rusise si ky i yni. Ja pra alternativa qe u ofron Amerika shqiptareve: Hani mut ju per 100 vitet e ardhshme derisa te majmen kta se vjedhuri e te vetkanibalizohen per nje pike me shume fame e pushtet

  4. kjo bande ambasade me ca zyrtare sorroiiste qe penetrojne ne dep usa kane krijuar ne shqiperi nje urrejtje shume te madhe ndaj usa.le te bejne nje sondazh dhe te shofin se sa eshte ndjenja antiamerikane dhe sa anti,nje gje eshte e qarte klyshat e komunizmit as e kane dashur dhe as e duan usa ,poe pjesa qe ka qene filo amerikane dhe kane vuajtur pasojat e panamerikanizmit te tyre nga komunizmi duke pare mbeshtetjen qe u jep ambasadebande e korruptuar e rruges se elbasanit e mbushur me spiune sigurim kane filluar ta urrejne usa-n dhe jane bere antiamerikane.

  5. kjo bande ambasade me ca zyrtare sorroiiste qe penetrojne ne dep usa kane krijuar ne shqiperi nje urrejtje shume te madhe ndaj usa.le te bejne nje sondazh dhe te shofin se sa eshte ndjenja antiamerikane dhe sa anti,nje gje eshte e qarte klyshat e komunizmit as e kane dashur dhe as e duan usa ,poe pjesa qe ka qene filo amerikane dhe kane vuajtur pasojat e panamerikanizmit te tyre nga komunizmi duke pare mbeshtetjen qe u jep ambasadebande e korruptuar e rruges se elbasanit e mbushur me spiune sigurim kane filluar ta urrejne usa-n dhe jane bere antiamerikane.

  6. Eshte shume e vertete qe shume ish oficere, e sigurimsa, por edhe bije nga ish kuqalet e kane pushtuar ambasaden amerikane. Ne se keni kundershtim, shikoni listat e punonjesve shqiptare qe punojne si zyrtare, perkthyes, keshilltare, nga organizatat e pa varuara, deri edhe rojet e saje jane kontigjente te ish sigurimit, apo ish oficera. Ne nje sitisje, keto te dhena do dalin me se te verteta, por per kete mbase ka dore edhe propozimet e qeveritareve , qe jane miq me perfaqesuesit qe kane mbetur, por edhe te tyre qe ishin. Kjo mbeshtetet edhe mbi aftesine e ketyre rilindasve te baballareve te tyre, qe te korruptojne edhe personele ambasadash. Andaj, tha ky, e ia priti ai, jane kenaqesi e rremujexhinjeve kondra bandiste te pushtetit qe mbulojne llumin e tyre, se gjoja, zgjedhjet bashkiake na paskan rendesi me te madhe se sa problemet e renda te ketij shteti ndaj ketij populli. Kurre, rruga e opozites, eshte me e drejte ne rrugen demokratike se sa presionet, apo dhe urdheresat ne forma te ndryshme, qe ti bejne qejfin ketij fare pushteti pushtues,Kurre, te mos rreshte opozita per te drejtat qytetare e kunder pushtetit te droges, deri sa ta shporre menxyren rilindase me rrenje.Opozita ka popullin me vehte, kete po e tregojne protestat. Nuk mund te kete opozite tjeter , qe po gatuhet ne zyrat e sigurimit me po ata autore, e sidomos ne kohen e fushates keta mafioze ngrene parti fantazma, qe te demoralizojne popullin, Kjo ka edhe nje te keqe te madhe sepse me forma, e manovrime puciste duan te shkatrrojne demokracine e enderruar, por qe me mundim do vije se zben, se populli do beje punen e tije.

  7. Alternativa e Bushatit me shoke eshte revolucioni. Nuk mbeshteten Fan Nolin ne 1924 imagjino te mbeshtesin Bashen dhe Bushatin ne 2019. Nuk eshte faji i USA qe keta flasin goje por mendojne me b…

  8. Problemi eshte qe as qeveria e US e as qeverite e BE nuk degjojne Bushatin, Lubonjen, Zhejin, Rakipin & Co. Ata jane shkerdhata qe e bejne vetem per stabilitet. Sali Birisha eshte demokrat i vertete.

  9. Po A.Llalla ku Ben pjese,Bushati nuk ka besoj qe eshte kunder Amerikes per nje kryeprokuror te korruptuar.Amerika ka aq shume fakte per korrupsionin e Bashes,Metes,Monikes, families hajdute te Berishes sa qe nuk I beson fare.Njelloj si LLalla ashtu Jane dhe opozita.Amerikanet e njohin shume mire kete opozite parazitare.Bushat merr dhe Shkullakun me papion dhe merrni nje vize amerikane edhe per Llallen.

  10. BUSHAT JENI ME TE VERTET ANALISTI ME I MIRE NE SHQIPERI KETE IDE NUK E KAME KRIJUAR SOT AS VITIN QE KALOJ NE TE PAKTEN KA 12-13 VITE DHE KETU NE PORTALIN TUAJ SHKRUAJ DHE KOMENTOJ JO SE SE NUK MUNDE TE ME ZBULOJNE FASHISTET KOMUNISTET BALLISTET SAHENLLEPIRSIT SERVILET SPIUNET DALLEVARAXHINJET ORGJISTET RILINDAS POR ESHTE PA PENGESA PA RREKLAME PA MASHTRIME

    SHQIPERIA NDODHET NE UDHEKRYQIN ME TE RREZIKSHEM TE GJITHE DALAVEREXHINJET SERVILET E ME KEQ AKOMA SPIUNET PO DUAN TE MARRIN NGA NJE COP POR JU ANALISTET GAZETARET OPINJNISTET INTELEKTUALET NE QOFTE SE KA NGELUR NDONJE DUHET TA NDJENI DHE KUPTONI QE PO RREZIKOHET SHQIPERIA KOMBI SHQIPTAR JO NJE KRYEMINISTER APO QEVERI OPOZIT A PARTI POR KOMBI SHQIPETAR JU DUHET TE RREAGONI NE MENYREN ME TE DREJT DHE ME TE MIRE SHQIPERIA ESHTE NE RREZIK NGA KRIMENELET POLITIKANET QEVERIA KRYEMINISTRI MEDJAT DREJTESIA MJEKESIA ARSIMI KULTURA PASURIA ESHTE NE RREZIK NGA TE HUAJ E TE MBRENSHEM .SORJAN E CDO LLOJ SOROLLUPI NE DEGRADIM TE PLOT TE NJERIUT DHE KRIJMIT TE NJERIUT TE RI NGA TE GJITHE E PER TE GJITH
    PER SHEMBULL NJE NGA KOLEGET TUAJ ISHTE TANI E MBAN LART SEPSE KA MARRE PARA NGA GJYKATA E STRAZBURGUT DHE TANI ESHTE BERE I PASUR DHE BENE CA EMISIONE KOTI EKONOMI KA PASUR EDHE GJYSHI I VETE ME DUKET NGA NENA POR JA MOREN JA SHKRIN KOMUNISTET KETU DO JEMI UNE DHE JU ATIJ PRAP DO JA MARRIN NEOKOMUNISTET,ORGJISTET E RINJE …. JU LETEMI PUNONI PER SHQIPERIN JO PER PARTIT SE NJE DITE DO MBANI PERGJEGJESI NE MOS LIGJORE SHPERTERORE SEPSE JU U ESHTE DHEN MONDESIA TE FLISNI DHE DEGJOHENI ….

  11. Gjynah nje supe alla titvasili e perzjere me karrote imperiali mi amerikane me majdanoz lobistash sorosjane, ju nuk kuptoni se è detyruat Lulzim Bashen me idene tuaj te cmendur te dale jashte sistemit dhe tani qe qofte ShBA qofte Be i thone opozites qe jeni rruges per gremine ju vazhdoni ta yshtni te gremiset me iluzionin qe do behet qameti, jo or jo as nje qamet do ikin ca plehra politikane bashke me ta edhe ca analiste qe shpresojne akoma ne nje Revolution Tetori.

  12. Ore c’fare behet me Adriatik Llallen,a eshte ne burg apo do bashkohet me opoziten per Kryetar Gjykate?Ne e duam edhe pashken edhe me bajram.

  13. LOLOT sektiste na vene para pergjegjesive opinioniste, se europa e Amerika ikane bere presion opozites, qe te futet ne zgjedhje e te mos na protestoka, Por, ne vendet e tyre, keto bemat e ketij shteti, e qeveritareve ne dem te popullit e te demokracise, ado mund ti pranonin?Kjo retorike, eshte simboli qe popujt demokrate, e ruajne demokracine, edhe kur padrejtesia e mashtrimet politike per te ruajtur situatat,, me statuskuo,, me orientime e sugjerime, qe edhe ata vete, kushdo qofte , se kush e nga vijnete merren si kushte, kur jane te pa informuar per gjendjen e njerezve, te ekonomise, e veprimeve abstrakte te pushtetit. Atehere, kur nuk po ndigjohet kembana popullore, nga qeveria, detyra e opozites eshte qe te drejtoje popullin ne protesta deri ne largimin e saje, qofte edhe me cdo kusht, kur vendin kjo qeveri e ka cuar der me zgrap. Prandaj, mo na lehni po me zerin e mashtrimit, e altoparlantet e qeverise, por shihni bazen popullore se jeni larguar si shume nga hallet e saj.

  14. Iluzionet nuk bien nese nuk ke te tilla. Ju palacot e studiove, ju pelqe te besoni te gomeret fluturues. Dhe kur amerika e shikon realitetin ndryshe, qeka albiter shkerdhat. Po edhe kur EU thote te njejten gje, quhet kurve e motit.
    Kazan hesapi.

  15. Ky komentuesi i fundit degjokerka vetem muzike amerikane dhe europiane, po muziken e popullit tend, apo prinderve e fare fisit a e degjon ndonjehere ore zoteri?

  16. Kemi raporte të DASH që kjartazi e zbërthejnë kriminalitetin që solli në Shqipëri qeverisja e Ramës.
    Kemi shkrime të medias së DASH, Zëri i Amerikës deri edhe të drejtorit të saj për Euroazinë, shqiptarit Elez Biberaj, që e zhveshin këtë qeveri tërësisht jo vetëm për dështimet por edhe shtimin e veprimeve korruptive e kriminale.
    Nga ana tjetër vjen një në Shqipëri një zëvëndës ndihmës i Sekretarit të shtetit amerikan, z Palmers, takohet me Ramën e adhuruesen e tij Spiropalin, e pa u takuar me liderët e opozitës, mbledh disa gazetarë selektive të përzgjedhur nga ambasada në “konferencë shtypi”, duke bërë deklarata se kjo qeveri është “legjitime”, e bile bën fotografi selektive me ta. Një ambasadore e përkohëshme si prokurorja e përkohëshme shqiptare Arta Marku, është në të njejtën linjë.
    Edhe ajo lobon për “legjitimitetin” e kësaj qeverie të korruptuar e kriminale.
    Në Zërin e Amerikës lexojmë se për të parëm herë në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale mbrenda partisë demokrate në SHBA, kanë dalë disa kandidatë të deklaruar si socialistë.
    Ka tre vite qëkur është zgjedhur president z. Trump, që drejtësia amerikane nuk po e zbardh dot se kush kanë qenë ata politikanë amerikanë që kanë “bashkëpunuar” me Rusinë kundër vendit të tyre e ne presim që drejtësinë shqiptare ta “reformojë” Edi Rama i lobuar nga “ndërkombëtarët”.
    Nga cilët ndërkombëtarë ?
    Nga socialistët europianë Han e Mogherini, apo nga socialisti amerikan Sanders ?
    Në SHBA ka dy vjet që opozita ka ngritur një prokurori “speciale” për të hetuar presidentin e stafin e tij për “lidhjet me Rusinë” dhe heshtet për faktin se kanidates demokrate, znj. Klinton, në fushatën zgjedhore ju zbuluan mijra E-Mail-e në tëlefenin e saj personal, ku dekonspiroheshin sekretet shtetërore të këtij vëndi.
    Akoma në mendësinë e shoqërisë shqiptare dominon ideja e përgjithësimit , dikur Bashkimi Sovjetik e sot SHBA apo BE, pa u kujtuar se në sistemin demokratik perëndimor, ndryshe nga shtetet diktatoriale si ish Bashkimi Sovjetik, ka përplasje të së majtës me të djathtën, që nga grupime të tyre më ekstremiste , e deri në grupimet e moderuara të qendrës.
    Cilët duhet të besojnë të gjorët shqiptarë, Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) e Zërin e Amerikës, apo zëvëndës ambasadoren e këtij shteti në Shqipëri ?
    Në Shqipëri ka një tjetër fenomen politik me ardhjen në pushtet të Ramës.
    E ashtuquajtura “rilindje” e tij, është shndruar si një përfaqësuese e kapitalizmit të egër kriminal mafioz, e paradoksalisht, veç elkektoratit të grupeve kriminale, mbështetet symbyllur deri edhe tek elektorati enverist, vetëm për faktin se ajo e quan veten Partia socialiste, një vazhdimësi e strukturave partiake e elektorale të Partisë së punës.
    Elektorati i PD që llogjikisht përfaqëson shtresat e persekutuara nga diktatura enveriste dhe pjesa më e emnacipuar në bindjet demokratike, bombardohet në media , jo vetëm nga “rilindasit” e “ndërkombëtarët socialistë”, por edhe nga analistët majtistë që tek Rama shohin më shumë kryeministrin “tradhëtar” të luftës kundër kapitalizmit, sesa një kryeministër që i ka sjellë vendit probleme të shumta, më e pakta të themi nga pa aftësia e tij.
    Këta farë analistësh , përpiqen të bëjnë gogol sistemin demokratik kapitalist, duke marë si shembull “kapitalizmin mafioz” të Ramës duke goditur tangent edhe PD si pjesë e sistemit kapitalist demokratik që sipas tyre “shfrytëzon të varfërit”.
    Se sa i varfëron qytetarët sistemi kapitalist demokratik, mjafton të përmendim nivelin e jetesës së qytetarëve hollandezë, krahasuar me nivelin e jetesës së shqiptarëve të raskapitur e varfëruar tejskajshëmisht nga sistemi socialist i diktaturës enveriste.

  17. po bandeambasada e rruges se elbasanit nuk mund tte mundi nje opozite milioneshe per interesat e saje kriminale .eshte gjithecka e kuptueshme qe ajo nuk pyet per demokraci jo ne shqiperi por nr te gjithe boten .ata e perkrahin rregjimin kriminal te rames vetem per valixhete dollareve qe marrin sic perkrahnin sadamin ,gadafin e chavesin.ku ka shkelur cizmja e amerikaneve nuk ka mbire as bari,kete ta dine gjithe vemjet apo larvat qe perkrahin kete bande krminale .perkrahja e kesal bande ose kundervenja ndaj opzites nuk demton bashen por gjithe popullin e thjeshte sebashku me vemjet’.nqs kjo eshte demokracia amerikane kurre mos ardhte ne shqiperi.nqs do te kishte ndonje qejfmbetje ambasada apo amerika ndaj dikujt ne shqiperi ai person duhej te ishte kryebanditi rama qe e quajti presidentine tyre turpin e njerezimit por mesa duket ata e pranojne qe sipas rames trumfi eshte hajvan.ndaj eshe leyla megjithe banden e saj nuk do mund dot opoziten per dollaret qe merr nga gjaku i shqiptareve por do na rruaj leshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *