• |
ide | kryesore

Deputeti shqiptar ofron 1 mijë euro për restaurimin e katedrales “Notre Dame”

Lajme, Të fundit



Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur të dhurojë një pjesë të pagesës së tij mujore, 1 mijë  euro, si kontribut për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” në Paris, maja e së cilës u shkrumbua nga flakët në krye të kësaj jave.

“Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!”- shkruan në një postimi të tijin në “Facebook” Tahiri, i cili mes rreshtash shpjegon se ky akt humanitar është një shpagim ndaj Francës, që shërbeu si strehë e sigurt për prindërit e tij gjatë Luftës së Kosovës.

 

 

Sipërmarrës të shumtë dhe figura të botës së artit janë mobilizuar për restaurimin e një prej katedraleve më të hershme të Evropës. Deri më tani kontributet e derdhura kanë arritur shifrën e majme të 800 milionë eurove.



3 Comments

  1. Franca ka popullsine dhe pasurine e saj, dhe nuk ka nevoje fare per te tjere, por tipike per disa shqiptare qe duan te dukken ti bamirsa.
    Shqiperine e zhvasin ku te gjejne rastin, dhe neper vendet e tjera behen baniresa. Ikne ore legena.

  2. Hipokrizia e ketij teatrit me Notre Dame sa vjen e behet me i shpifur. Ne fillim ishte perqendrimi total i mediave dhe vajtimet ne grup, ku te gjithe ishin te detyruar te kryenin adetin e te shprehnin zemerthyrsine te jargavitur e qurravitur. Tani del ky i Kosoves, nga vendet me te varfera ne Evrope e dhuron 1 miljone Frances qe nje banke ne France 1 miljone i ben per 2 ore cdo dite, kur ne Shqiperi e Kosove ka nevoja njerzore alarmante, shkolla, jetimore, etj. Harram i pac leket o njeri pa vlere. Keta jane arsyeja e mos zhvillimit tone, keta hajdute e kriminel qe ndjejne keq ardhje per drute e djegur te Notre Dame e qe te bejne fame me leket e tyre e me keqardhjen artificjale, por per njerezit e tyre as qe e cajne karin e spushojne se vjedhuri. Ju djegte shtepia mbi krye.

  3. Po’ nuk shikoni fukarenjte para syve
    Po’ paske kris deri ne frronse
    Se edhe frronsa ashtu kercet per kosoven.
    Ja jepje noi fukarai kosovar
    E ta shkruante Zoti sevap.
    Zoti si pranon dhuratat nga hipokritet.
    Kur ske qiri ne shtepi mos ndiz ne kishe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *