• |
ide | kryesore

“Deutsche Welle”: Çfarë synon opozita e re në Shqipëri?

Lajme, Të fundit



Parlamenti i Shqipërisë ka 2 grupe të reja parlamentare. “Grupi Parlamentar Demokratik” duket se parashikon shndërrimin në një forcë të re politike të djathtë. Po duket një alternative e djathtë politike në horizont?

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të Parlamentit shqiptar me 102 deputetë. Sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë pjesëmarrës në Kuvend. Njëri grup quhet ”Grupi Parlamentar Demokratik” dhe drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, (PD) Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin e PD, në shkurtin e kaluar, për të hequr dorë nga mandati i saj parlamentar. Në këtë grup bën pjesë edhe deputeti i PD, Myslim Murrizi, që si Hajdari refuzoi të njëjtin vendim si edhe 6 deputetë që morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej listës së kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare 2017. Grupi tjetër parlamentar opozitar, i quajtur “Grupi i Pavarur” është formuar nga deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po nga listat e kandidatëve për deputetë dhe përbëhet po nga 8 deputetë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik, deputetja e PD, Rudina Hajdari dha të premten detaje për orientimin e grupit dhe synimet e tij. “Grupi Parlamentar Demokratik është formuar në përputhje të plotë me Rregullat e Procedurës së Parlamentit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky grup formohet sipas një orientimi të djathtë politik që synon zgjidhjen e krizës politike përmes reformimit të sistemit elektoral politik; përfaqësimin e vërtetë dhe integritetin e demokratëve, të opozitës së qytetarëve në Parlament; integrimin e Shqipërisë në BE” theksoi kryetarja e grupit, Rudina Hajdari. Por po kaq e rëndësishme sa synimet e grupit duket edhe ideja e një alternative të re politike të djathtë. Rudina Hajdari e artikuloi mjaft qartë kur theksoi se „grupi i saj parlamentar po ecën drejt shndrrimit në një forcë të re politike”.

Situata politike – në favor të lindjes së alternativës së re opozitare

Situata politike në Shqipëri e favorizon idenë e Rudina Hajdarit. Janë dy opozita, që burojnë po nga PD, që kanë qëndrime të kundërta ndaj angazhimit në procesin politik, pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale: opozita e re në Parlament deklaron pjesëmarrjen, tjetra, në rrugë e sheshe deklaron mospjesëmarrjen, për sa kohë nuk do të jetë larguar kryeministri Rama dhe nuk do të jetë ngritur një qeveri kalimtare që të „organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Krijimi i një force të re politike të djathtë do t’i lejojë opozitës së re parlamentare të regjistrohet në KQZ si subjekt politik, të paraqesë kandidatët e vet brenda afateve kohore të parashikuara në Kodin Elektoral dhe të përgatitet për fushatën elektorale. Por shpresat që, opozita e re e përfaqësuar me grupin parlamentar demokratik dhe ajo e protestave, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e tërë nuk janë shuar. Për me tepër zyrtarizimi i 2 grupeve parlamentare opozitare është shoqëruar me përsëritjen e apelit nga faktori ndërkombëtar, drejtuar PD dhe LSI , që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e plotë. “Opozita ka nevojë për të biseduar me njëra- tjetrën dhe me qeverinë për të gjetur një zgjidhje për një pjesëmarrje të plotë në zgjedhje. Është koha për dialog,” apeloi këtë fundjavë Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.

PD – nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Por shenjat se palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve ende mungojnë. Kryeministri Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se „mandati që i kanë dhënë votuesit PS, të qeverisë vendin deri në 2021, nuk mund të negociohet. PS nuk jep pushtet në tavolinë. Opozita të vijë në pushtet me anë të votës, konkurrimit në zgjedhjet parlamentare të rradhës, në 2021.”

Në aksionin e deritanishëm politik të opozitës janë vetëm protestat dhe jo dialogu. Protestat e saj antiqeveritare rifillojnë në muajin e ardhshëm, më 11 Maj. Por përveҫ mospjesëmarrjes PD deklaroi së fundmi, se do “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”./DW



9 Comments

  1. Po mir more po kush I vete nga mbrapa kesaj galloshe ,te mos te harroj Lefter Maloqin sekretar te pergjithshem te parties se plehrave te ketyre mbetjeve

  2. Lexoni keto rreshta te DW dhe te kuptoni dallimin e frymes qe ka grupimi i ri me ate qe i perket shkuares PD e salihut agjentit Bisturia

  3. I pa Emer.,behu dhe ti antar I partise se Rudines se do jesh ndonje vemje e flakur nga analet e komunistave,bashkohu me krye qenefererit e shqiperise me ne krye Astrit tradhetarin ,Lefter Maloqin,Kujtim Gjuz Gjizen,Ralf Sumen ,etj muter ke plot tu marresh ere.

  4. Ipaemer, bariu i morrave te pulave e skiftereve te sektit te qelbesirave. altoparlant i djegur qe me shume ndihesh ne komente si sorre, andaj me mire eshte te jemi skiftere, por injorancen tende te kasolles se morrave e cimkave nga bajgat qe ke ngrene e qe je mbuluar , ke akoma zgjyren e trasheguar ne mendim e paraqitje, sa qe me eren qelbanike qe shperndan, vecse peshtiren te ngjall..Na ze deren si lypes e rrjepes, e na duhet qe te merremi edhe me ty ore krimbi i hemoraidit te Rames,

  5. Ipaemer, bariu i morrave te pulave e skiftereve te sektit te qelbesirave. altoparlant i djegur qe me shume ndihesh ne komente si sorre, andaj me mire eshte te jemi skiftere, por injorancen tende te kasolles se morrave e cimkave nga bajgat qe ke ngrene e qe je mbuluar , ke akoma zgjyren e trasheguar ne mendim e paraqitje, sa qe me eren qelbanike qe shperndan, vecse peshtiren te ngjall..Na ze deren si lypes e rrjepes, e na duhet qe te merremi edhe me ty ore krimbi i hemoraidit te Rames,

  6. O xixa ti pranon qe je skifter i salihut qe qihesh ne bythe per te,bravo per sinqeritetin,kurse ti rudi vazhdo te jesh kopili kodosh i salihut qe dhe gruan e jep per pallim vetem salihu te rri rehat,vazhdoni o vemje te jetoni nga jashqitja e salihut

  7. Ky grupim i rido te kapin shkopin e rilindjes se deshtuar dhe do bertasin URAAA neper Tirane dhe gjetiu se i ndihmojne ketij der drogaxhiut te jete deri sa te ngordhe KM

  8. Per D Velle.
    Po si nuk shkruani per shkakun e kesaj katrahure:
    KRIMI
    DROGA
    KAPJA E DREJTESISE
    SHKELJA E KUSHTERUTES
    VENDI PA GJYKATA KRYESORE
    TENDERAT ME RRUGET E FLORINJTA
    E DREJTA MBI PRONEN
    VJEDHJET NE RINAS
    INVESTIMET E HUAJA ZERO ETJ ETJ ETJ.
    NA KENI BERE NJE HARTIM PER 8 VJECARE. JO PO OPOZITA E RE JO PO AJO E VETRA.
    D VELLE KAZAN FAKE VELLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *