• |
ide | kryesore

Donald Trump humbet 3 % të mbështetësve pas raportit të Robert Mueller-it

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pësuar një humbje të ndjeshme në radhët e mbështetësve të tij. Numri i amerikanëve që përkrahin politikat e kreut të Shtëpisë së Bardhë, ka rënë menjëherë me 3 %, fill pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vjeshtën e 2016-s.

Rezultatet e dobësimit të pëlqyeshmërisë së Trump-it, janë publikuar nga kompania e anketimit “Reuters/Ipsos”, e cila të enjten realizoi një sondazh në nivel kombëtar, posaçërisht për të matur “pulsin” e mbështetjes së popullit amerikan për presidentin pas raportit voluminoz prej 448 faqesh, ku dokumentohet influenca potenciale ruse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale.

Në një raport krahasimor me vitin e mëparshëm, kur 40% e votuesve shprehën pajtueshmëri dhe mbështetje për presidentin Trump, këtë prill shënohet një rënie e popullaritetit të tij në vetëm 37 %. Në raportin e Këshilltarit të Posaçëm Mueller, ndikimi i pretenduar i Rusisë mbetet i pafaktuar.

Sondazhi i kompanisë “Reuters/Ipsos” është zhvilluar në rrugë elektronike në mbarë SHBA-në. Mes të anketuarëve, 50 % e amerikanëve kanë shprehur bindjen se presidenti Trump apo dikush nga ekipi i tij elektoral, është kompromentuar me Rusinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *