• |
ide | kryesore

E pabesueshme: Ajax në Champions, në Hollandë ndryshohet kampionati

Sport



Të gjithë bëjnë pushim, luan Ajax në Champions. Federata hollandeze e futbollit ka vendosur të zhvillojë të gjithë javën e 33 të Eredivisie në 15 maj e jo në 28 prill, dy ditë përpara përplasjes së Heshtarëve me Tottenham në gjysëmfinalen e vajtjes në Londër, si ishte programuar. E gjitha kjo për të evituar ndonjë dëmtim apo lodhje muskulare lojtarëve të Ajax, por edhe për të mos ndikuar në verdiktet e kampionatit, duke qenë se kjo javë dhuron shumë përplasje të ndërthurura në interes.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në 19,30, përfshirë ajo e Psv Eindhoven, skuadra që rivalizon me Ajax për titullin hollandez. Java e 33 e kampionatit hollandez do të bëhet në këtë mënyrë e fundit e do të paraprihet nga java e 34, që do të luhet të dielën e 12 majit. Ajax do të luajë ndeshjen e kthimit për gjysëmfinalet e Champions në Johan Cruijff Arena të mërkurën e 8 majit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *