• |
ide | kryesore

E pazakontë/ Një fshat në Mat ka 20 vjet pa drita

Lajme, Të fundit



Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat. Ka një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverive për investime.

Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.

Banor: “Nuk ka drita prej 20 vitesh. Janë këputur telat.”, thotë një banor për Ora News.

Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të. Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.

Banor: “Kanë vdekur njerëz në këtë urë.”

Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.



3 Comments

  1. Ce duan energjine ,rrofte demokracia qe e braktisen fshahin dhe me siguri do kene zaptuar Ksamilin ose Astirin ose ku ti doje bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *