• |
ide | kryesore

Festa e Pashkëve, kreu i katolikëve mesazh për politikën: Situata është e rëndë, angazhohuni për zgjidhje

Lajme, Të fundit



Imzot Frendo, Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, një ditë para Pashkëve ka dalë sërish me një mesazh të fortë për politikën. Frendo, ritheksoi fjalinë e thënë edhe më parë: “Ne nuk duam vetvrasjen e kombit”.

Ipeshkvi u shpreh se politikanët duhet të shohin për të mirën e përbashkët. Duke iu referuar krizës në vend, ai shtoi se gjendja është e rëndë, dhe me kalimin e kohës vetëm do të përkeqësohet, dhe sa më shumë të zgjasë aq më të mëdhaja do të jenë pasojat për popullin. Frendo bëri thirrje që udhëheqësit politikë të angazhohen e të bëjnë zgjidhje të drejta. Këtë mesazh, udheheqësi i komunitetit katolik e dha pak më parë para mediave, një ditë para Pashkëve, një festë që simbolizon ringjalljen e Krishtit, shpresën dhe besimin për ditë më të mira për njerëzit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *