• |
ide | kryesore

Godet me thikë pronarin e një lokali, pranga shqiptarit në Itali

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Barit ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi sulmoi me thikë një shtetas italian, sipërmarrës që kishte në pronësi një lokal. Agresori e ka goditur italianin me thikë në kraharor dhe në shpatull, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas informacioneve që qarkullojnë nga mediat italiane, pas kontrollit në banesën e shqiptarit, janë gjetur dhe janë sekuestruar shuma prej 2800 eurosh dhe mbi 130 objekte të çmuara, që dyshohet se janë të vjedhura. Si shkak i përplasjes fizike, mendohet të ketë qenë një grindje e hershme mes 32-vjeçarit të arrestuar dhe një miku të pronarit të lokalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *