• |
ide | kryesore

Itali/ Shisnin kokainë në doza të vogla, në pranga 2 shqiptarët

Lajme, Të fundit



Policia e Riminit ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 19 dhe 23 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit trafikonin kryesisht drogë të llojit kokainë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi droge prej 73 gram kokainë, një shumë të konsiderueshme eurosh, si dhe dy telefona celularë. Autoritetet përkatëse po vijojnë me hetimin për zbulimin e aktivitetit kriminal të të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në doza në vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *