• |
ide | kryesore

Juventus kampion i Italisë: në vezën e Pashkës është titulli i 8° radhazi

F1, Sport



Duhej një pikë, vetëm një, për të lënë pas hidhërimin e eleminimit befasues në cerekfinale të Champions League përballë Ajax, por Juventus bëri akoma më mirë. Fitore 2-1 me përmbysje ndaj Fiorentinës, duke i dhënë titullin e tetë radhazi tifozëve, të parin Cristiano Ronaldo me fanellën bardhezi e të pestin radhazi për Massimiliano Allegri. “Jam shumë i lumtur, një arritje e tillë është shumë e vështirë. Të fitosh nuk është kurrë e thjeshtë në përfundim të një sezoni të jashtëzakonshëm. Më vjen keq për eleminimin në Champions, të martën kemi gabuar vetëm në aspektin psikologjik. Skuadra kur pëson gol nuk duhet të shpërbëhet”, ka thënë Allegri në komentin e tij në të nxehtë për triumfit, duke qartësuar edhe pozicionin e tij për të ardhmen: “Tani të kënaqemi me festën, pastaj do të takoj shoqërinë për të folur. E do të qendroj? Po, por duhet folur për të programuar të ardhmen”.

Cristiano Ronaldo: “Viti tjetër edhe më i mirë”

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen post Ajax në rastin e titullit të tij të parë italian, duke hedhur dritë menjëherë mbi të ardhmen. “Jam i lumtur që fitova edhe këtu, të parin në histori, një rekord, në vitin tim të parë, Superkupa e kampionati. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jam shumë i lumtur. Champions? E fiton vetëm një. Nëse do të qendroj? 1000 % jam këtu “, tha portugezi.

“Champions nuk fitohet duke trokitur gishtat, vitin e ardhshëm do ta provojmë përsëri, nuk ka problem. Sezoni është absolutisht pozitiv, kemi fituar kampionatin e Superkupën. Në Champions fiton një në 32 skuadra”.

Paratici: “Dybala qendron këtu”

Tek Juventus është gjithashtu edhe koha të vendosin piketat e merkatos dhe të qartësojë situatat për disa nga lojtarët e përfolur: “Dybala është një lojtar i Juventus e mbetet tek Juventus” ka deklaruar drejtori sportiv bardhezi, Fabio Paratici, pas fitores titull me Fiorentinën.

Chiellini: “Do të luaj akoma edhe dy vjet”

Giorgio Chiellini është ndodhta lojtari që i ka munguar më shumë Juventus në sfidën e dyfishtë me Ajax në Champions, por kjo nuk e ka penguar mbrojtësin të festojë pas triumfit në kampionat: “Për mua Juventus është një familje, i ndjej këto ngjyra brenda meje. Ishte një javë me një zhgënjim të madh, por tani është momenti të festojmë pas një kampionati të jashtëzakonshëm që e kemi mbyllur pesë java para kohe”. Qendërmbrojtësi ka folur edhe për të ardhmen: “Më lini të luaj edhe dy vjet, pastaj mund të futem në stafin teknik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *