• |
ide | kryesore

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Sport

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina, hapi i fundit për të mbyllur cështjen titull dhe të qetësojë shpirtrat e trazuar nga eleminimi në Champions.

Fakt është se eleminimi nga Champions, pas një leksioni futbolli nga djaloshët e Ajax, është një plagë ende e freskët. Për këtë është pika e kthesës, sepse më pas, të gjithë e kanë të qartë se tek Juventus do të ulen rreth tavolinës për të programuar të ardhmen. Jo vetëm blerjet nga Ramsey deri tek, ndoshta Chiesa, kundërshtar në Stadium, por edhe shitjet: të rëndësishme dhe jo pak.

Ka një klimë të cuditshme këto ditë në Torino. Një klimë që në këto anë nuk përjetohej prej kohësh. Humbja me Ajax duket sikur ka fshirë faqe të tëra triumfesh. Dybala nuk e gjeti më veten që pas ardhjes së Ronaldo, Douglas Costa nuk arriti kurrë të përfshihej plotësisht në botën Juve, Alex Sandro, prej dy vjetësh tashmë gjithnjë në listën e pritjes për tu shitur, ndërsa për Mandzukic nga Kroacia tregojnë se nuk është në humor dhe e ka të ardhmen të paqartë. Eshtë edhe Pjanic, njeriu mbi të cilin u ndërtua një pjesë e historisë bardhezi e tani, nuk duket ti japë shkëlqimin e dikurshëm mesfushës bardhezi, duke brë që të gjitha palët të reflektojnë.

Investimi i bërë tek Ronaldo kishte një objektiv të vetëm: ë fitohej Champions. Kështu, në këtë këndvështrim, lëvizja nuk solli frytet e shpresuara. E jo vetëm për Juventus, sepse edhe CR7 nuk e ka kapërcyer lehtë lamtumirën nga Europa. Portugezi kërkonte të fitonte trofeun e 6 të Champions, për të vazhduar më pas një tjetër aventurë. Por përfundoi të bënte gjestin e e një skuadre frikacake në transmetim live. Kështu, pas triumfit në kampionat, Cristiano ndoshta do të dojë të ketë mendimin e tij edhe tek merkato, për të hedhur edhe një herë sytë nga Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu