• |
ide | kryesore

Konsulli i Shqipërisë, kundër kandidatit shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut!

Lajme, Të fundit

Kandidati shqiptar për posti e presidentit në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka denoncuar një rast skandaloz që implikon edhe ministrinë Jashtme të Shqipërisë, të evidentuar gjatë fushatës së tij elektorale gjatë këtyre ditëve të fundit.

Nuk mjafton indiferenca e shtetit amë, por ka ndodhur që të besuarit e diplomacisë shqiptare të punojnë për kundërshtarin e tij maqedonas. Kandidat i pavarur Blerim Reka, i vemi shqiptarë në këtë garë, ka reaguar fortë në lidhje me përfshirjen në fushatë të Imer Selmanit, konsull nderi i Republikës së Shqipërisë, me seli në Manastir.

Në reagim thuhet se, në konventën e kandidatit Stevo Pendarovskit, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezantoi dhe mbështeti kandidaturën, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsullor.

‘Keqpërdorimi politik i pozitës së konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi’, citon ‘KosovaPress’, shtabin e kandidatit Blerim Reka.

‘Mua më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Natyrisht është legjitime që edhe Prishtina dhe Tirana kanë një kandidat të preferuar presidencial, ndoshta kanë Pendarovskin për arsye të koalicioneve apo të relacioneve miqësore, qeveritare, partiake, me Shkupin zyrtar. Përpos përkrahjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurit, përkrahjeje tjetër nuk ka ardhur as nga Republika e Kosovës as nga Republika e Shqipërisë’, thotë mes të tjerave Reka për këtë media.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu