• |
ide | kryesore

Milan lamtumirë Champions? Gattuso: “U treguam fëmijë tek barazimi”

Sport



“Ka keqardhje për fitoren që na iku nga duart, por sor nuk është se bëmë një përfaqësim të mirë. Ishim më fat që gjetëm avantazhin, por pastaj bëmë një gabim fëmijënor në barazimin e tyre. Ta mbajmë fort këtë pikë”. Kështu, Rino Gattuso analizon 1-1 e Milan në Parma. Përplaset mbi Bruno Alves vrapimi i kuqezinjve drejt vendit të katërt Champions. Milan nuk shkon më shumë se 1-1 në fund të një ndeshje të ekuilibruar në Tardini.

Këtë herë tekniku kuqezi i provoi të gjitha, por tërësisht të gjitha: mbrojtje me katër, pastaj me tre, mesfushë me tre, pastaj me katër, dy trekuartistë, dy qendërsulmues. Mbeti vetëm të futej vetë, e nëse do të ishte mundësia do ta kishte bërë në atë finale të sfidës që u komplikua aq shumë e ndoshta në mënyrë fatale. Nëse ishte dikush që donte të fitonte me cdo kusht ishte Gattuso, por u tradhëtua atëherë kur nuk duhej nga Piatek e të tjerët.

Nëse nuk do të kishte qenë ajo goditje dënimi e Bruno Alves tre minuta nga fundi, ndoshta do tia kishte dalë. E megjithatë nuk ndodhi. Milan kthehet nga Parma me një pikë që vlen pak, duke mos lëvizur dot një renditje që do të jetë ndoshta e hapur deri në fund, por me ndërgjegjen se ka humbur një tjetër rast të rëndësishëm për të bërë hyrjen decizive në zonën Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *