• |
ide | kryesore

PD-LSI miliona nga “tradhtarët”, ruajnë privilegjet falë deputetëve që nuk dogjën mandatet

Lajme, Të fundit



Edhe pse Partia Demokratike dhe aleatja e saj Lëvizja Socialiste per Integrim, kane dale jashtë parlamentit duke djegur mandatet; te dyja keto forca politike ruajnë privilegjet qe kane pasur kur ishin pjese e jetes parlamentare; duke filluar nga përfaqësuesit ne komisionet qe administrojnë zgjedhjet, e deri tek paratë qe marrin nga buxheti i shtetit; kjo fale edhe deputeteve qe kane hyre ne kuvend nga listat e PD dhe LSI pavarësisht se nga partitë u është vene epiteti tradhtar.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume sqaron se pavarësisht vendimeve politike, ligjërisht Partia Demokratike është partia e pare e opozitës parlamentare dhe LSI e dyta.

“Te drejtën per te propozuar komisionere ato vazhdojnë ta kene si te tille sepse, pjese e saj pavarësisht deklaratave politike, janë deputetet e sotëm te ardhur nga listat e kësaj partie. Kjo parti ka garuar me ketë liste dhe per pasoje s’ka pse te thuhet qe nuk ekziston me si subjekt i njohur nga kuvendi i Shqipërisë. “, thote Kume per Vizion Plus.

Përveç komisionereve qe do te administrojnë procesin zgjedhor, Partia Demokratike përfiton edhe fondet vjetore nga buxheti i shtetit si partia e dyte parlamentare pasi ligji per partitë politike ia njeh kete pozicion ne baze te rezultatit te zgjedhjeve te 25 qershorit 2017.

Rrjedhimisht Partia Demokratike do te marre çdo vit nga buxheti i shtetit rreth 520 milion leke ne përputhje me numrin e deputeteve qe ka fituar 2 vjet me pare edhe pse sot është jashte parlamentit; ndërsa LSI do te vazhdoje te përfitoje çdo vit rreth 270 milionë leke deri ne 2021 kur te zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.



6 Comments

  1. Shpellare kane lene mandatet por parate i marin keto kurva parti qe tju ushqejne juve si qente e rruges,kjo eshte PD e luluse

  2. Emu dhe byroist por edhe kur nuk merem me agjentin Bisturia juve prap ju han bytha dhe picka,shpellaret e salihut i keni gati per Orgji dhe ju jeni te duhurit per kete lloj kenaqsie me shpellaret

  3. Aa po u kuptu,asht asistenca sociale!!??
    Ne se nji deputet ka hek dore me vetdije nga mandati,atehere nuk ka pse t’paguhet!
    Mund t’jete keq informim!
    Ne e hame rrenen me buke,i fusim edhe nje gote uje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *