• |
ide | kryesore

Policia kërkon ndihmë nga Greqia për grabitjen në Rinas

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit kërkon ndihmë në Greqi për të identifikuar disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Admir Murtaj në grabitjen e Rinasit.

Disa nga provat materiale të gjetura në fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që nuk u dogj plotësisht, si gjurmë gishtash, fije floku, maskë por edhe disa doreza u dërguan për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore të Athinës, thanë burime të “abcnews”.

E njëjta procedurë, por në mënyrë të përshpejtuar, u krye edhe për identifikimin e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me uniformat blu në fshatin Tapizë.

Ishin autoritete greke që konfirmuan nëpërmjet profilit të ADN-së, se trupi i pajetë i përkiste pikërisht 46-vjeçarit Murataj. Por ai dyshohet se ka pasur si bashkëpunëtorë disa nga miqtë e tij të ngushtë me të cilët u arratis nga burgu i Trikallas të Greqisë, në vitin 2013.

Një ndër ta është edhe Klement Çala. 31-vjeçari u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg. Çala akuzohet për dy grabitje të autoblindave me para, të ndodhura në aksin, Qafe Kashar-Rinas, në vitet 2015-2017.

Për të vërtetur nëse Çala dhe disa nga miqtë e tjerë te ngushtë të Admir Murataj, kanë qenë të përfshirë në supergrabitjen e fundit të Rinasit, organi i akuzës është në pritje nga autoritet greke, të përgjigjeve për profilet e tyre ADN-së.

Më herët policia ka kërkuar bashkëpunim edhe nga autoritet kosovare. Dyshohet se, dy furgonët e djegur, një në Bathore e tjetri në fshatin Dritas, të kenë ardhur nga Kosova. Të dy mjeteve iu ishte fshirë numri i shasisë, për të bërë të vështirë identifikimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *