• |
ide | kryesore

Rihanna frymëzon Khloe Kardashian

Paparazzi, Slider

Nëse dinë të bëjnë diçka motrat Kardashian/Jenner është që na lënë gjithmonë pa fjalë me veshjen e tyre.

Dhe Khloe zgjodhi që për 40-vjetorin e motrës Kourtney të vishej me një fustan mbuluar me kristale, që sipas fansave është frymëzuar nga veshja e Rihanna-s.

Kombinuar me fustanin ishte dhe aksesori i kokës, i mbuluar gjithashtu me kristale.Veshja e Khloe-s duket se është frymëzuar nga fustani i dizajnuar nga Adam Selman, me të cilin Rihanna u shfaq në eventin e CFDA, në 2014-n.

Ndryshimi është se ai i këngëtares ishte më i tejdukshëm dhe ndryshe nga i Khloe-s, nuk ishte me mëngë të gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu