• |
ide | kryesore

Sa ju zgjat juve? Vetëm 1 në 5 çifte i tejkalon 20 minutat duke bërë dashuri

Stil



Tregimet për seksin tantrik dhe paralojën maratonë për shumicën e njerëzve janë “tregime gjahtarësh.” Vetëm 8% e çifteve e bëjnë “nxehjen” më gjatë se 20 minuta ndërsa janë 22% ata që thonë se seksi u zgjat më tepër se 20 minuta.

Rezultatet vijnë nga një studim i revistës gjermane “Glamour” i bërë me më shumë se 1 mijë femra. Rreth 33% e çifteve të dashuruara “shpenzojnë” nga 5 në 9 minuta për “nxehjen”, ndërsa seksi mesatarisht zgjat nga 10 në 14 minuta.

Pak “nxehje” dhe direkt në seks që zgjat më pak se 5 minuta është e zakonshme për 23% të çifteve. 8% e grave të pyetura thotë se gjithë akti u zgjat 5 minuta. Sipas të dhënave të anketës së Qendrës Kombëtare Amerikane për Hulumtime Shoqërore çiftet e martuara bëjnë dashuri mesatarisht 66 herë në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *