• |
ide | kryesore

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Sport



Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe “oshilacionet anomale” të unazës së tretë kanë bërë që të bjerë alarmi. Lajmin e ka shkruar Corriere della Sera, duke shpjeguar që lëkundje anormale janë ndjerë gjatë Inter-Atalanta e aq ka mjaftuar për ti këshilluar Komisionit të ruajtjes së Komunës të bëjë verifikime të menjëhershme, që thonë se nuk ka evidentuar probleme të vecanta.

Mund të jetë edhe kështu, por ndërkohë, San Siro, për të cilin po mendohet shembja dhe ndërtimi i një stdiumi modern, është nën vëzhgim sepse lëviz, vibron e ka oshilacione edhe prej 5 centimetrash. Në realitet, shkruan Corriere, Meazza ka disa kohë që bën këto lloj lëvizjesh dhe fillimisht i dha shenjat në 2003 gjatë koncertit të Vasco Rossi. Në atë kohë, teknikët përcaktuan valë prej 5,2 centimetrash. 2.6 centimetra në të majtë sinistra, 2.6 centimetra në të djathtë. Një vit më pas, për koncertin e U2, u mendua mbyllja e unazës së dytë e lart. Me pak fjalë, La Scala e futbollit mund ta përballojë, por vetëm nëse qendrohet ulur dhe me rregull. Të përplasësh këmbët krijon turbolenca të rrezikshme.

Cështja është kthyer të përflitet këto javë dhe sipas asaj që bëjnë të ditur teknikët, që betohen për sigurinë e impiantit, duhen shmangur ekzaltimet e tepruara: ka sensorë për të monituruar strukturën. Meazza e vjetër calon pak, por mbetet në këmbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *