• |
ide | kryesore

Shoqëria civile proteston për kthimin e vizave, policia rrethon ambasadën e Holandës

Lajme, Të fundit



Në seancën e posaçme parlamentare të 16 prillit, parlamentarët holandezë votuan në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Kjo kërkesë iu përcoll më pas ekzekutivit, në formën e një propozimi të argumentuar me nevojën e parandalimit të fenomenit të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar të shqiptarëve në Holandë.

Mirëpo, ky vendim nuk është mirëpritur nga Shoqëria Civile e vendit tonë. Rreth një duzinë aktivistësh kanë paralajmëruar për sot zhvillimin e një protestë në dyert e ambasadës së Holandës në Tiranë, në shenjë kritike ndaj nismës së ndërmarrë nga legjislativi holandez.

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”- shkruhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

Për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka dërguar disa efektivë në perimetrin e zonës rreth ambasadës.



7 Comments

  1. PO PSE PASKA SHOQERI CIVILE NE SHQIPERI SE KAME DEGJUAR QE KUR KANE PROTESTUAR ME LU DY PLAKA TRE DREJTORESHA DHE KATER SORJANE ME RASTIN E REFORMES NE SHKERDHTTODREJTESI ME KUJTOHEN KUR PROTESTONIN SE DONIN IBRAHIMIN KRYETAR TE KSHILLIT POR JA KU DOLEN PRAP PA CFAJ KA HOLLANDA KETU DUHET TE NGRIHEN TE GJITHE SHQIPTARET KUNDRA KESAJ QEVERIE QE SE SE DON EUROPEN NUK DON NEGOCIATAT ..NA PATEN PREMTUAR LEGALIZIM FALAS SPITAL FALAS TE BEJME REFORMEN NE DREJTESI DHE DO HAME ME LUG FLORIRI E TANI JAKANE FAJNE ARMIQET E JASHTEM HOLLONDES QEVERI ME BINDJE RISIE MBANJE MEND SHQIPTAR …KY EDI RAMA NUK DON ME U PRANUAR NE BE POR BS.

  2. Cbehet ktu!!!!!!!!Shoqeria civile apo politike..Shoqerit civile protestojn kunder qeverive te tyre…Shikoni mire se mos jane Hollandes

  3. TURP…! TURP…!
    Keta mostra nuk jane shoqeri civile.Keta jane turpi dhe llumi politik i shoqerise shqiptare.
    Hollanda ne 2010 ishte epara per heqjen e vizave . Qendrimi sot eshte kembane per Qeverin Shqiptare si shkaku i ketij qendrimi.
    PS.
    Ju lutem mos perdorni emrin shoqeri civile sepse eshte VLERE ndersa keta “protestues” jane ANTIVLER !

  4. TURP…! TURP…!
    Keta mostra nuk jane shoqeri civile.Keta jane turpi dhe llumi politik i shoqerise shqiptare.
    Hollanda ne 2010 ishte epara per heqjen e vizave . Qendrimi sot eshte kembane per Qeverin Shqiptare si shkaku i ketij qendrimi.
    PS.
    Ju lutem mos perdorni emrin shoqeri civile sepse eshte VLERE ndersa keta “protestues” jane ANTIVLER !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *