• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale, në pranga 3 të rinjtë

Arkiva



Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 të rinjtë, Sh. D., 23 vjeç, A.Gj., 24 vjeç dhe D., 30 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, si dhe për tentativë për kultivimin e bimës “cannabis sativa”. Të rinjtë janë arrestuar në flagrancë, teksa gjendeshin në një nga lokalet e qytetit të Bulqizës të pajisur me qese që përmbanin lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar rreth 40 doza me lëndë narkotike, si dhe fara të llojit “cannabis sativa”. Hetimet e operacionit të koduar “Dushaj” i janë përçuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme në përcaktimin e massë së sigurisë për të ndaluarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *