• |
ide | kryesore

Ukraina në heshtje zgjedhore, Zelensky kandidati favorit për votimin e së dielës

Planet



Në Ukrainë ka “rënë” heshtja zgjedhore, pasi na ndan vetëm një ditë nga nisja e procesit të votimit për garën presidenciale midis Presidentit në detyrë, Petro Poroshenkos dhe kandidatit Volodimir Zelenskit, komedianit që fitoi rreth 30 % të votave në raundin e parë  të përballjes së pretendentëve.

Sipas të dhënave indikative të sondazheve, ka të ngjarë që 41-vjeçari Zelenski të mposhtë Poroshenkon në betejën për postin e kreut të shtetit ukrainas, për arsye se gëzon një mbështetje shumë të gjerë në elektoratin e zhgënjyer nga vështirësitë ekonomike, nga aferat korruptive të zyrtarëve të lartë dhe nga konflikti i mbartur prej disa vjetësh në lindje të vendit me separatistët pro-rusë. Ndërkaq, për t’i paraprirë një debati televiziv në nivel kombëtar të parashikuar për t’u mbajtur mes dy garuesve në stadiumin olimpik të Kievit (ku Zelenski nuk u paraqit), Poroshenko iu drejtua sovranit ukrainas nga mitingu përmbyllës që të mos votonin kundërshtarin e tij Zelenski, që sipas tij do të shfrytëzohej për interesat e presidentit rus Vladimir Putin, duke reduktuar shanset e vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në dallim nga fushata klasike e Poroshenkos, Zelenski iu është shmangur kryesisht studiove televizive, duke kanalizuar mesazhet e tij elektorale në platformat sociale. Në deklaratat e tij, Zelenski ka shprehur synimin për intensifikimin e marrëdhënieve me BE-në dhe NATO-n, duke bërë thirrje edhe për përpjekje më të madhe për riintegrimin në shoqëri të rebelëve të vendosur në Krime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *