• |
ide | kryesore

Video/ Sherr tek Kukësi, Melo e Rrocan kalojnë tek duart. Gjoka i justifikon: “Punë faulli”

Sport, Video



Fitorja me Tiranën nuk është se ka qetësuar Kukësin. Ndryshimet e shumta në pankinë, presioni për titullin e munguar ndihen në dhomat e zhveshjes, e madje edhe në fushë. Mjaftoi fundi i pjesës së parë që braziliani Melo Cordeira dhe Eduard Rroca të kalojnë në konfrontim fizik, që u shmang vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të skuadrës.

Një tension që tekniku Ernest Gjoka ka dashur ta fshehë, në daljen për shtyp pas ndeshjes, por që ishte shumë e dukshme për të qenë e tillë: “Tensione momenti, u sqaruam në dhomat e zhveshjeve. Ishte një moment kur u mor faulli, jo unë jo ti. I kërkova në pushim që të mos e zgjasin më, sepse këtë na e merr për dobësi kundërshtari” përfundoi tekniku i Bluve.

Melo-Rroca on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *