• |
ide | kryesore

Video/ Shkurtaj fut Tiranën në telashe: Kukësi imponohet 2-0

F1, Sport, Video



Tirana nuk ia doli përballë Kukësit, edhe duke ditur se fitorja do ta shkëpuste ndjeshëm nga Kastrioti, që pak orë më parë kishte barazuar me Partizanin. Bardheblutë dështuan të merrnin suksesin të dënuar nga dy gola të Vasil Shkurtaj, që i dhanë një lloj konsolidimi vendit të dytë të skuadrësë së Gjokës, por në anën tjetër dënuan rëndë Tiranën, që po preket nga ethet e rënies nga Kategoria.

Pesë pikë për tu mbrojtur me cdo kusht: ky është avantazhi që kryeqytetasit kanë nga Kastrioti, në 6 javët e mbetura të kampionatit. Pak por edhe shumë, varet shumë nga impakti që do të kenë të besuarit e Memës në javët në vazhdim e si do të dinë të ngrihen në këmbë pas disfatës me Kukësin.

Më keq në fakt nuk mund të shkonte kjo javë, ku edhe Luftëtari mori pikë, duke e bërë skuadrën kryeqytetase të vetmen të humbur në javën e 30. Atmosfera tek Tirana nuk është aspak positive dhe ndryshimet e bëra nga Mema nuk rezultuan efikase ashtu si kundër Teutës një javë më parë.



1 Comment

  1. Tirana nje skuader qe nuk i fuksionon truri gjate lojes. Lojtar medioker e te rendomte.Nje trajner ne prag deshtimi fale paaftesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *