• |
ide | kryesore

Vrasja e gazetares irlandeze, arrestohen autorët e dyshuar

Planet



Autoritetet irlandeze kanë vënë në pranga dy persona, 18 dhe 19 vjeç, të dyshuar për vrasjen e gazetares 29-vjeçare, Lyra McKee, mbrëmjen e së enjtes në Londonderry, në Irlandën e Veriut. Në këtë pikë të hetimit, ka të dhëna se dy të ndaluarit mund të jenë autorët e të shtënave me armë, që i morën jetën McKee-së.

Pista kryesore ku po bazohet zbardhja e ngjarjes është ajo e një sulmi terrorist, për arsye se ka dyshime të qendrueshme se dy të rinjtë që hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë dhe hodhën shishe molotov, janë pjesë e organizatës “IRA” dhe “RE”.

Blogerja dhe gazetarja e mirënjohur e sektorit të kronikës së zezë, McKee, u vra teksa po ndiqte nga afër një operacion policor në lagjen “Creggan”. Shkrimet e McKee tërhoqën vëmendjen e një kompanie kinematografike, që realizoi një film bazuar në subjektin e historisë së rrëfyer nga gazetarja. Ndërsa, së fundi, McKee kishte nënshkruar një kontratë për botimin e dy librave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *