• |
ide | kryesore

Zbardhen detaje nga grabitja në Rinas, autorët u larguan nga tunelet për të cilat policia nuk kishte dijeni

Lajme, Të fundit



10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas. Burime nga grupi hetimor për këtë cështje flasin për ekzistencën e disa tuneleve të fshehta, brenda të cilave është përgatitur e gjithë grabitja në aeroport.

Pas vrasjes së Admir Muratajt, autorët u larguan pikërisht nga këto tunele, për ekzistencën e të cilave policia mori dijeni shumë vonë. Tunelet janë në afërsi të fshatit Drithas, ku policia gjeti të djegur edhe makinën me të cilën grabitësit u larguan nga Tapiza.

Mendohet se brenda këtyre tuneleve grabitësit ndanë paratë, dogjën rrobat dhe u larguan të pashqetësuar. Deri më sot policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se paratë e grabitura në Rinas mund edhe të jenë djegur.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *