• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 30 qershorit, 9 partitë e reja politike që pritet të regjistrohen në KQZ

Lajme



Nëntë parti të reja politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të  30 qershorit, pritet të regjistrohen ditën e martë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afati i parashikuar ligjor për regjistrimin e subjekteve partiake deri më datë 21 prill, u zhvendos për arsye të ditës së pushimit zyrtar me rastin e festës së Pashkëve.

Më poshtë janë listuar 9 partitë e reja që priten të regjistrohen më datë 23 prill në zyrat e KQZ-së:

-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare;

-Demokracia Sociale;

-Partia Zgjidhja;

-Pajtimi Kombëtar;

-Social-Punëtore;

-Partia Ligj dhe Drejtësi;

-Fryma e Re Demokratike;

-Aleanca Kuq e Zi;

-Partia Lista e Barabartë.

Deri tani, në KQZ numërohen 25 parti politike të regjistruara për garën e lokaleve të këtij viti .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *