• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër/ 65-vjeçari humbet kontrollin e motoçikletës, dërgohet në spital

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Shirokës në Shkodër. Një 65-vjeçar është rrëzuar pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës, duke marrë për pasojë disa lëndime në trup.

Deri më tani identiteti i 65 vjeçarit nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve, i aksidentuari ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e parë në sallën e operacionit.

Policia po heton në vendngjarje shkaqet e aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *