• |
ide | kryesore

Aksident në Malin e Tomorrit, humb jetën 36-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Malin e Tomorrit, pikërisht në zonën e shpatit të malit. Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Si pasojë e aksidentit, 36-vjeçari Besnik Kanani, ka humbur jetën. 36-vjeçari jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse pa licenca firmat e nxjerrjes së gurit në Malin e Tomorrit vijojnë punën.

Prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha liçencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, por firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak dhe duke mos përfillur ligjin.

Burimet mes punëtorëve të këtyre firmave konfirmojnë se, në Malin e Tomorrit puna nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se vazhdon të nxirren pllaka guri, duke rrafshuar qafën e malit, në fshatrat: Dërvi, Novaj e Nishovë.



1 Comment

  1. Njerzit qe shkelin ,dhe germojne vendet e shenjta ta bejne hesap mire se perfundojne keshtu ,ndoshta i shkreti ka qene i punesuar por ja e pesoi Ngushullime Familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *