• |
ide | kryesore

Coutinho mbyll raportin me Barcelonën e tifozët: Camp Nou e mbulon me fishkëllima

Sport



Philippe Coutinho e Barcellona janë gati ti thonë njëri tjetrit lamtumirë në fund të sezonit. Braziliani ish-Liverpool ka hyrë në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 2-1 nga Barcelona përballë Real Sociedad, rezultat që ka afruar edhe më shumë të besuarit e Valverde me titullin (+9 ndaj Atletico kur mbeten edhe pesë javë nga fundi i La Liga), por në momentin e hyrjes së tij në fushë, Cam Nou e mbyti me fishkëllima. Në mendjen e tifozëve blaugrana është ende goli me të cilin braziliani shënoi 3-0 ndaj United, në cerekfinalen e kthimit të Champions, por mbi të gjitha festimi me polemika i Coutinho, që vuri duart për të mbyllur veshët e për të mos dëgjuar publikun e tij…

Gjesti ishte një sfidë e hapur ndaj tifozëve që e kritikonin. Sipas asaj që bën të ditur Marca, publiku i Camp Nou nuk e ka pëlqyer aspak festimin polemik të brazilianit, por ka edhe më shumë. Pas suksesit ndaj anglezëve, Coutinho u intervistua në kanalin Youtube të bashkëkombasit të tij Ale Oliveira e deklaroi publikisht se do të donte të luane në Europë përkrah Neymar, pa specifikuar se në cilën skuadër: “Të luash me Neymar është kënaqësi e madhe, e kemi bërë për shumë kohë tek Brazili, por nuk e kam patur këtë mundësi në nivel klubi. Do ishte bukur sikur të mundja”.

Për ta bërë në fakt, Coutinho mund të jetë i detyruar të ndryshojë ambjent, ndoshta ta arrijë tek PSG. Barcellona e bleu në janar 2018 nga Liverpool për 160 milionë euro përfshirë bonus, e kontrata e tij skadon në 2023, por Coutinho mund të bëhet një nga pjesët e dëshiruara të merkatos së ardhshme verore.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *