• |
ide | kryesore

Dështimi i Lazios ka emrin Milinkovic-Savic: “Nuk do të ndodhë më”

Sport



“Një gabim fëmijënor, tepër i rëndë që komplikon ecurinë tonë”. Pas ndeshjes së humbur me Chievo, të fundit në renditje, tekniku i Lazio, Simone Inzaghi, dukshëm i nervozuar, ka përdorur këto fjalë për të komentuar goditjen që Milinkovic-Savic i bëri pas shpine Stepinski e që arbitri Chiffi e ka ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Një cmenduri, pas 30 minutash lojë, që komplikoi planet e bardhekaltërve e që i ngadalësoi vrapimin drejt Champions: një gjest i vështirë për tu shpjeguar e atëherë mesfushori serb ka provuar ta bëjë duke publikuar ndjesën në Instagram për të kërkuar ndjesë: “Dua ti kërkoj ndjesë të gjithë shokëve të mi, tifozëve e gjithë lazialëve. Nuk do të ndodhë më kurrë, më vjen keq që ndodhi në një moment të vështirë, dua ta harroj sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të heqim dorë deri në fund!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *