• |
ide | kryesore

Hetimet/ Krimet e Rënda nisin marrjen e dëshmive për grabitjen në Rinas

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Gjatë javës që vjen, mësohet se do të thirren për të dëshmuar drejtues të Aeroportit, ku do të japin shpjegime në lidhje me ngjarjen dhe masat e sigurisë.

Në kuadër të hetimeve të kryera deri më tani, mësohet se grupi hetimor ka administruar dhe bërë këqyrjen e dokumentacionit dhe praktikës së ndjekur në Aeroportin e Rinasit atë ditë, por edhe të praktikës së zakonshme.

Prokuroria është duke kryer hetime paralele për ngjarjen, nga njëra anë, për zbardhjen e grabitjes, vrasjes së grabitësit Admir Murataj, si dhe për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga persona që kanë pasur përgjegjësinë të sigurojnë mbrojtjen e një prej hapësirave me rëndësi të veçantë.



4 Comments

  1. “Bërtitet kundër shpronësuesve, duke i quajtur hajdutë dhe kriminelë. Mirëpo, në orën e pushtetit ata do t’i kemi të gjithë me ne dhe atëherë do të jetë më i dobishëm një hajdut profesionist sesa intelektualët si zoti Plehanov”. Më duket – mbase e kam gabim – që historia i dha të drejtë partisë.

    per nevojat e partise….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *