• |
ide | kryesore

Icardi përcan Inter: ultrasit e fyejnë, publiku i konteston: “Jeni publik m…”

Sport



Mauro Icardi përcan Inter. ‘Curva Nord’ e zikaltërve, në minutën e 21′ të pjesës së parë në ndeshjen e rëndësishme kundër Romës, ka nisur në brohorasë kore e fyerje kundër ish-kapitenit, që ishte ulur në pankinë. Pjesa tjetër e stadiumit është përgjigjur duke fishkëllyer ultrasit, ashtu si ndodhi kundër Atalanta në rikthimin si titullar të argjentinasit në San Siro dy javë më parë. Reagimi i spektatorëve nuk i ka pëlqyer ‘Curva Nord’, që ka nisur koret fyese për pjesën tjetër të tifozëve: “Jeni gjithnjë një publik m…”.

E njëjta skenë ka ndodhur në momentin e hyrjes në fushë të Icardi në vend të Nainggolan, në pjesën e dytë, kur filluan fyrjet reciproke: stadiiumi këndoi “Budallenj”, ultrasit iu përgjigjën “Jeni vetëm në San Siro”. Thyerja e tifozerisë së organizuar e publikut duket gjithnjë e më e parregullueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *