• |
ide | kryesore

Jelekverdhët në protestë: Notre Dame nuk është problemi i vetëm i Francës

Planet



Jelekverdhët kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit të tyre në Paris, për të dërguar mesazhin se rindërtimi i katedrales Notre Dame, nuk është problemi i vetëm i Francës. Mesazhi i tyre i drejtohej presidentit Emmanuel Macron. Zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”.

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontroll situatën.

Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, pensionistin, të cilët janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *