• |
ide | kryesore

Juventusi projekton të ardhmen me kampionë nga Madrid e Barcellona

Sport



Një Juventus edhe më i fortë për Europën, ndoshta pak më tepër italian dhe më i re në moshë. Nedved e Paratici duhet të bëjnë lëvizjet e duhura për të përforcuar një skuadër që është solide, por që është e qartë se ka dicka që ende i mungon për të dominuar kontinentin. Merkato e sezonit të kaluar, me ardhjen e Cristiano Ronaldo, ka treguar se për një shoqëri në shëndet të plotë përsa i përket bilancit, asnjë objektiv nuk është i paarritshëm.

E para që kërkon zgjidhje është cështja e trajnerit. Allegri ka thënë se do të qendrojë, Agnelli e ka konfirmuar por shumë do të varet nga takimi mes të dyve në fund të sezonit. Takimi mund të sjellë paktin për të respektuar kontratën, rinovimin ose lamtumirën. Nëse verifikohet hipoteza e tretë, kandidatët e përfolur për ta marrë trashëgiminë e teknikut livornez, janë Deschamps e Conte.

Mes ëndërrës e realitetit

Një nga ëndërrat e merkatos luan tek Barcellona por ka shumë dëshirë të largohet. Quhet Philippe Coutinho e prej disa javësh Juventus po vlerëson mundësinë. Operacioni është i komplikuar, vlera është 150 milionë, por e arritshme nëse katalanasit duan të fusin në tratativë Dybala. Më pak e mundshme për momentin një këmbim me Inter, Dybala-Icardi, por pavarësisht kësaj dy lojtarët i interesojnë shoqërive, që janë të gatshme të investojnë fort. Po ndiqet me kujdes Joao Felix i Benfica: Paratici e Nedved kanë folur për të me prokuratorin Jorge Mendes, por Benfica nuk zbret nën klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë. Duket e vështirë hapja e një tratative për Pogba, pavarësisht tentativave të Mino Raiola. Francezi nëse nuk qendron tek Manchester United, mund të shkojë tek Real Madrid. Në një rol të përafërt me kampionin e botës, Juventus po provon Tanguy Ndombelè të Lyon, por në kërkesën prej 70 milionë euro duket më i vendosur Manchester City.

Objektivat konkretë

Një mbrojtës i rëndësishëm do të mbërrijë. Nuk është braktisur ende pista De Ligt, edhe pse kapiteni i Ajax duket më pranë Barcelonës. Tani mbrojtësi numër 1 në dëshirat e Andrea Agnelli është Raphael Varane. Francezi i ka komunikuar Real Madrid se dëshiron të largohet, problemi është kërkesa prej 100 milionë euro. E kërkojnë në Angli, por sidoqoftë bardhezinjtë mbajnë nën vëzhgim grekun Kostas Manolas, që e ka klauzolën e zgjidhjes së kontratës 40 milionë. Nuk është braktisur as pista Marcelo (që do të nënkuptonte shitjen e Alex Sandro), edhe sepse Cristiano Ronaldo insiston për tu bashkuar me mikun e vjetër. Tek të rinjtë italianë, Juventus po punon prej kohësh. Interesimi për Zaniolo ka patur efektin e mos-rinovimit të tij me Romën e nuk është mister që djaloshi është tifoz i bardhezinjve: vlerësimi 60 milionë. Për Chiesa situata është më e komplikuar, sepse në këtë rast – e vlerësimi është 70 milionë – është futur fuqishëm edhe Inter.

Goditjet e bëra

Është marrë tashmë Aaron Ramsey për mesfushën dhe mbrojtsi Romero nga Genoa. Akordi është gjetur në janar mbi bazën e 20 milionë euro. Ardhja e Romeros është pjesë e një ristrukturimi të repartit, që parashikon qendrimin e Bonucci e Chiellini, ndërsa do të bëhet vlerësimi për Rugani, që ka kërkesa. Barzagli do të mbyllë karrierën dhe Caceres do të lihet i lirë.

E ardhmja për tu vendosur

E sigurtë që do të largohet është Douglas Costa, që vjen nga një sezon i komplikuar dhe jo vetëm për probleme fizike. Juve shpreson të rikuperojë aq sa ka shpenzuar, 46 milioni,duke shfrytëzuar merkaton angleze. Duhet kuptuar cfarë do të ndodhë me Pjanic: nëse vërtetë Real Madrid ofron 80 milionë, Paratici mund ta mendojë. Khedira, pas problemit kardiak e operacionit në gju, mund të mendojë për një kampionat më pak të lodhshëm. Ndërsa duhen bërë llogaritë edhe me lojtarë që kërkojnë më shumë minuta si Perin, Spinazzola e Kean, për të cilin prioriteti është rinovimi i kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *