• |
ide | kryesore

Kandidati shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut i pakënaqur me zgjedhjet: Elektoratit i është bërë presion

Lajme, Të fundit



Kandidati për President i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një dalje për mediat u shpreh i bindur që udhëheq në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët. Sipas tij, partitë  në pushtet kanë ushtruar një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe se elektorati është i kapur. Më tej, ai theksoi se ishte optimist sepse në mbi  50 për qind të votave të numëruara deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë shumë.

Reka më tej tha se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Në fund ai u shpreh se nuk është dakord me këtë sistem zgjedhor për mënyrën si zgjidhet Presidenti, duke sugjeruar rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *